8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gratë në STEM: Shkencëtarja e famshme muslimane që zbuloi një galaksi të re, e cila u emërua me emrin e saj

Më të lexuarat

 

Instituti për Studime Mesjetare dhe Pas Mesjetare (IMPMS) ka ftuar shkencëtaren turke, e cila hyri në histori si gruaja e parë muslimane që kishte një galaktikë me emrin e saj, për të folur në Universitetin e Teksasit në Dallas këtë fundjavë.

Burçin Mutlu-Pakdil, Ph.D., do të flasë për galaktikën e rrallë, PGC 1000714, të cilën ajo ndihmoi që të zbulohet në vitin 2016. Ajo gjithashtu do të prezantojë kërkimet e saj aktuale mbi materien e errët, vrimat e zeza dhe galaktika të tjera të veçanta me unaza. Zbulimi i galaktikës së saj xhuxhe ngre shumë pyetje rreth mënyrës se si funksionon Universi.

“Kjo galaktikë e veçantë ka dy unaza pa materiale të dukshme të lidhura me to,” tha Dr. Basheer Ahmed, President i IMPMS. “Është një fenomen që askush nuk e kishte parë më parë.

Që nga zbulimi i saj novator, Mutlu-Pakdil ka marrë disa çmime dhe nderime. Ajo aktualisht shërben si studente postdoktorale me Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe Institutin Kavli për Fizikën Kozmologjike në Universitetin e Çikagos.

Mutlu-Pakdil është një astrofizikane nga një qytet i vogël në Turqi. Ajo është anëtarja e parë e familjes së saj që mbaron shkollën e mesme. Ajo mori doktoraturën e saj në astrofizikë nga Universiteti i Minesotës, ku ajo gjeti galaktikën që tani quhet galaktika e Burcin.

“Historia e saj dhe këmbëngulja në dëshirën e saj për të arritur qëllimin e saj të përjetshëm për të qenë një astrofizikane është shumë magjepsëse dhe mund të shërbejë si burim frymëzimi për studentët e rinj në këtë vend apo kudo në botë,” tha Dr. Basheer.

Mutlu-Pakdil, e cila ka treguar se sa e vështirë ishte për të si grua të ndiqte një karrierë në shkencë, pranon se fillimisht u përball me dyshime nga familja dhe komuniteti i saj kur filloi shkollimin e saj në Universitetin Bilkent në Turqi. Por pasioni i saj për yjet e mbajti atë, pasi mori vendimin e guximshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar shkollimin në Universitetin Teknik të Teksasit.

Myslimanët kanë studiuar shkencën dhe shkencat humane që përpara epokës së errët të Evropës, sipas Dr. Basheer, i cili themeloi IMPMS në 2009, me shpresën për “të ndihmuar në krijimin e një klime të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë midis njerëzve, të të gjitha besimeve dhe kulturave”. Ai thotë se qytetërimet myslimane të Mesjetës ndoqën diturinë me frymëzim nga Kurani.

Sipas Institutit, në vitin 763 pas Krishtit, Halifi Harun Rashidi themeloi “Bejtul Hikma”, Shtëpinë e Urtësisë, ku njohuritë latine dhe greke u përkthyen në arabisht. Ky institucion tërhoqi shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë bota.

IMPMS po punon për të kapërcyer hendekun midis studiuesve myslimanë të mesjetës dhe botës perëndimore. Njohuritë dhe të mësuarit nga qytetërimet islame shpesh nuk përfshihen në akademinë perëndimore. Ai ka paraqitur kontributet që muslimanët kanë dhënë në shkencë dhe shkenca humane për mësuesit, studentët dhe kongregacionet e kishës në të gjithë vendin.

“Për 20 vjet, ne kemi bërë prezantime në forume dhe seminare të ndryshme për shpërndarjen e informacionit rreth studiuesve mesjetarë dhe kontributit të tyre në qytetërimin njerëzor,” tha Dr. Basheer.

IMPMS është fokusuar veçanërisht në inkurajimin e shkencëtarëve të rinj myslimanë duke bashkëpunuar me organizata dhe shkolla të komunitetit. Ajo po punon gjithashtu me akademinë DiscoverSTEM me bazë në Dallas, bashkëthemeluesi i së cilës, Faizan Mirza, është gjithashtu në bordin e IMPMS.

Më herët gjatë ditës të së shtunës, ai do të presë Mutlu-Pakdil në laboratorin e tij të inovacionit në Plano për të takuar novatorët e rinj që ai mentoron. Ai thotë se arritjet e saj janë të konsiderueshme.

“Ne jemi shumë të emocionuar për të pritur këtë shkencëtare të re e të shkëlqyer. Puna e saj është një shembull i përsosmërisë shkencore dhe fakti që ajo është një grua muslimane, do të inkurajojë vajzat e reja muslimane që edhe ato mund të arrijnë në shkencë dhe mund të kenë një ndikim global”, tha Mirza. Suksesi  i Dr. Mutlu-Pakdil është një shembull tjetër i shkëlqyeshëm i “Historisë së Suksesit Amerikan” ku një individ që është një grua emigrante dhe një muslimane, merr një mundësi për t’u ngritur në majat e domenit të saj, pavarësisht nga prejardhja e saj.”

Ftesa e Mutlu-Pakdil për të folur për arritjet dhe kërkimin e saj, është pjesë e misionit të IMPMS për të ngritur muslimanët në komunitetin e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Me këtë, ata shpresojnë të angazhojnë më tej studentët dhe t’i frymëzojnë ata që të përfshihen më shumë në aktivitetet që lidhen me STEM.

“Jam i sigurt se studentët e rinj do të magjepseshin kur dëgjonin këtë histori dhe zbulimin e saj,” tha Dr. Basheer.

Solli në gjuhën shqipe: Ekonomiaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit