1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Pse na duhet matematika?”, ja përgjigja brilante e profesorit

Më të lexuarat

Jeremy Kun, një profesor matamatike, hasej shpesh me pyetjen që nxënësit i bënin: “Pse më duhet matematika, për çfarë do më hyjnë në punë sinusi, kosinusi, integralet e gjeometria?”.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e kolegëve të tij, Kun nuk u bë aspak konfuz dhe dha 5 arsye se pse matematika është e rëndësishme. 

Sipas tij matematika është e ngjashme me situatat që na ndodhin në jetën e përditshme.

1 – Matematika të mëson të pranosh kur e ke gabim.

Dhe jo vetëm ta pranosh gabim, por të kesh mundësinë edhe ta korrigjosh atë. Dhe mos u shqetëso nga gabimet sepse nga ato mëson rrugën e duhur.

2 – Të zgjedhësh fjalët e duhura e korrekte.

Preçizioni është mirësjellja e matematikës. Ashtu si dhe çdo fenomen në jetë ka një definicion të qartë dhe précis.

3 – Të mendosh hap pas hapi

Të zgjidhësh një problemë matematike është si të luash shah. Çdo lëvizje e pamenduar mund të të çoja në pasoja katastrofike. Edhe gabimi më i vogël mund të shkatërrojë çdo gjë, kështu që mendoni mirë.

4 – Jo si të gjithë por në mënyrën tënde

E rëndësishme është t’i zgjidhësh problemet në jetë, ashtu si ushtrimet e matematikës, por nuk do të thotë se të gjithë kanë të njëjtën mënyrë, secili ka të tijë

5 – Të mos dorëzohemi kurrë

Nëse nuk e zgjidh ti një problemë atëherë me siguri do ta bëjë një tjetër. Kështu që pse të mos jesh ti i pari?!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit