1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pse Lauren Booth përqafoi Islamin? Një rrugëtim i frymëzuar nga gratë muslimane

Më të lexuarat

Gazetarja e BBC Lauren Booth thekson se një ndër shkaqet që kam pranuar Islamin ishte dhe sjellja e grave muslimane që kam pasë rastin të i takoj në shumë vende të botës kur më kanë ftuar, madje edhe nëpër kampe kur i kam vizituar ato shpesh kanë fjetur në tokë e mua ma kanë lëshuar vendin, më kanë dhënë bukën e fundit nga goja vetëm e vetëm për të më nderuar, gjest ky që se ka bërë kurrë as motra ime!
Dashurinë, modestinë dhe thjeshtësinë që kam parë te gratë muslimane më ka mahnitur çdoherë dhe falenderoj Zotin për këto takime që ishin shkak që unë të gjurmoj rreth Islamit dhe sot jam muslimane.

Motra të dashura, ta dimë se me çdo gjest dhe sjelljen tonë ne i ftojmë njerëzit në Islam, ose e kundërta ( edhepse udhëzimi është në dorën e Allahut)
Sjellja jonë ka shumë rëndësi, ndaj mos mendojmë se kemi bë namin nëse mysafirin e pritëm me një kafe ose i dhamë njëherë në vit një iftar, ta dimë se bereqet është çdo gjest që e përcjellim me moral, këtë shkollë dhe mësim nesër do ta trashëgojnë dhe fëmijët tanë.
Ndaj të kemi kujdes në raport me njerëz, me familjarë dhe deri tek fqiu ynë.
Jeta nuk do ishte e bukur duke qenë vetëm në shërbim të vetes, pa i ofruar askujt një buzëqeshje e një gotë ujë!

ps, kishim fatin të takohemi në një seminar në Austri para sa vite me znj.Lauren, ishte vërtetë një grua shembullore!

Emine Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit