2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Pse kjo foto e kësaj nuse pa grim është aq freskuese dhe rrëfyese!

Më të lexuarat

Para dy javësh u martova në një shtëpi ferme në veri të Nju Jorkut, nuk kishte dasëm klasike glamuroze, nuk kishte planifikim dasmor dhe nuk kishte aspak presion. E thash betimin para 15 miqve dhe familjarëve, veshur kisha një fustan të lirë që e kisha blerë një javë para martese dhe isha me një grim që e kisha bërë vetë para 15 minutave. Ishte e thjeshtë dhe ashtu siç doja vetë.

Mirëpo para disa muajve isha e vërshuar nga barra financiare dhe emocionale e organizimit të një fotoje perfekte martesore. Më pas vendosa që do e bënim atë që do na bënte mua dhe burrin të lumtur, pa marrë parasysh se çfarë flasin të tjerët.

Për këtë, tregimi i Tasnimit dhe Jarës për pritjet joreale të cilat i kanë nuset, është aq freskues dhe mbresëlënës. Të mërkurën Jara, muslimane dhe lidere e një organizateje jo-qeveritare, ndau foton e martesës së saj dhe ajo foto u shpërnda në tërë rrjetin. Në atë foto ajo është duke shkëlqyer por pa aspak grim në fytyrë. Në këtë foto pa grim ajo tregon se zgjodhi të mos i plotësojë pritjet e prindërve dhe të tjerëve.

Jara vazhdon duke shpjeguar se si që nga fëmijëria ajo ka mësuar nga hallat, tezet dhe familjaret tjera se si një nuse e re nuk është e kompletuar pa zbukurime, se si statusi i saj dhe i familjes varet nga sa shumë ar ka vendosur në ditën e martesës. Madje ajo vazhdon se si familjarë të saj as që donin të fotografoheshin me të sepse ajo nuk mbante grim dhe stoli.

Ajo thotë se është rritur në një shoqëri e cila u jep barrë nuseve dhe i detyron ato që të dalin nga vetvetja duke u stolisur dhe grimuar prandaj edhe kishte vendosur që të thyente këtë tabu.

Puna e Jarës na inspiron ngaqë nuk iu nënshtrua presioneve të shumta dhe në ditën e saj të martesës ishte krenare me veten e saj duke u bërë shembull për të gjitha nuset kudo. Mos më kuptoni gabimisht, nuk jam kundër stolisjeve dhe grimit, por të zhveshesh nga tërë komplekset është gjëja më e bukur që një nuse mund të bëjë.

Sipas mendimit tim, qëllimi i martesës nuk është të prezantohesh si një “bredh i stolisur” duke aktruar lumturinë, por është lartësimi i personit që do ju kompletojë.

Nuk është e thënë që në foto të dukeni e stolisur dhe e pispillosur por të dukeni e lumtur, ndërsa Jara në foton e saj shkëlqen nga lumturia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit