2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pse ka “skandale” të hoxhallarëve në portalet shqiptare?

Më të lexuarat

Lajmet për fenë janë ndër lajmet më të komentuara dhe pëlqyera në mediat sociale. Shumë media online, hulumtojnë për “skandalet” e klerikëve të ndryshëm fetar, kryesisht ligjëratat klerit mysliman (pasi ato gjendën më shumë online) për të gjetur ndonjë gjë për të denigruar personin në fjalë apo vetë fenë Islame!
Nëse ata nuk gjejnë ndonjë gjë gabim që ka të bëjë me besimin, traditat e vendit apo diçka tjetër, atëherë vazhdojnë të shkëpusin një fragment për ta nxjerrë nga konteksti. Kjo sigurisht që do të prodhojë “skandal”, ngase çdo fjalim i përgjysmuar do të kishte një efekt të tillë. Për një kohë të gjatë mediat shqiptare, merren me fenomenin “skandalet e hoxhallarëve” duke u mundur me i paraqit si njerëz të çuditshëm, që bëjnë thirrje për dhunë, që janë jo-tolerant, që janë të prapambetur dhe forma të ndryshme të denigrimit. Kjo tani sigurisht ka marrë përmasa negative, ku po krijohet një urrejtje kombëtare dhe fetare tek shqiptarët.

Hoxha nga Maqedonia, Bekir Halimi i cili njihet për maturinë e tij dhe urtësinë e tij në artikulimin e temave të ndryshme fetare dhe ato sociale ka folur për këtë fenomen, që prek një numër të madh hoxhallarësh por edhe kler të tjerë fetarë.
Ai ka ngritur shqetësimin për portalet që fillimisht nuk dihen se kush qëndron pas tyre, se ato u ngjajnë çajtoreve ku njerëzit shprehin me miqësinë e tyre mendimet që ato kanë. Pastaj ka bërë thirrje që besimtarët musliman, nëse hasin me njerëz që bëjnë thirrje për urrejtje të debatojnë me urtësi, mençuri, argumente dhe aspak me sharje, ofendime e të ngjashme.

Ai ka këshilluar besimtarët në një video ligjëratë që këto portale që nxisin urrejtje të mos ndjeken dhe të mos pëlqehen por njerëzit të bëhen unik për të promovuar të vërtetën dhe të saktën. Ai po ashtu ka thënë se edhe hoxhallarët janë njerëz, se ato mund të gabojnë, mund të thonë ndonjë lapsus por kjo assesi nuk bënë që tu hidhet puna e tyre poshtë.

Sipas hoxhë Bekir Halimi, pa marrë parasysh sulmeve dhe kësaj urrejtje të madhe në mediat sociale, kjo nuk duhet ti ndal aspak besimtarë musliman dhe hoxhallarët që mos të promovojnë të mirën, besimin, moralin, edukatën e lartë ngase përplasja akademike/intelektuale gjithmonë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë. Por ai që bënë apel është të kihet parasysh gjuha e artikulimit, forma dhe niveli i ligjërimit publik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit