6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Pse ka krizë të naftës së rafinuar?

Më të lexuarat

Shoferët në mbarë botën po përballen me çmime të larta të karburanteve në pikat e mbushjes, ndërsa kostoja është rritur edhe për ngrohjen e banesave, prodhimin e energjisë dhe prodhimin industrial.

Çmimet kanë qenë të larta edhe përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Por, nga mesi i marsit, çmimet e karburanteve janë rritur edhe më, ndërkohë që çmimet e naftës së papërpunuar kanë parë vetëm rritje modeste.

Arsyeja kryesore duket se është mungesa e kapaciteteve adekuate të rafinimit, për të përpunuar naftën e papërpunuar në benzinë dhe naftë.

Sa është kapaciteti ditor i rafinerive botërore?

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, kapacitetet janë të mjaftueshme për të prodhuar 100 milionë fuçi naftë në ditë, por rreth 20% e këtyre kapaciteteve nuk janë të përdorshme.

Pjesa më e madhe e këtij kapaciteti të papërdorshëm është në Amerikën Latine dhe në vende të tjera ku ka mungesë investimesh. Kjo bën që kapaciteti real i rafinerive të jetë rreth 82-83 milionë fuçi në ditë.

Sa rafineri janë mbyllur?

Industria e rafinimit llogarit se bota ka humbur gjithsej 3.3 milionë fuçi nga kapaciteti ditor i rafinimit që nga fillimi i vitit 2020. Rreth një e treta e këtyre humbjeve kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, pastaj në Rusi, Kinë dhe Evropë.

Kërkesa për karburante ka rënë në fillim të pandemisë, kur njerëzit janë izoluar dhe kanë punuar kryesisht nga shtëpitë.

Para kësaj, kapaciteti i rafinimit nuk ka rënë në asnjë vit për së paku tri dekada.

A do të rritet kapaciteti i rafinimit?

Kapaciteti global i rafinimit pritet të rritet për 1 milion fuçi në ditë në vitin 2022 dhe për 1.6 milion fuçi më 2023.

Sa ka rënë rafinimi në krahasim me periudhën e para-pandemisë?

Në prill, 78 milionë fuçi janë përpunuar çdo ditë – ndjeshëm më pak se mesatarja e para-pandemisë prej 82.1 milionë fuçish në ditë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë pret që rafinimi të rimëkëmbet gjatë verës në 81.9 milionë fuçi në ditë.

Ku është zvogëluar kapaciteti i rafinimit dhe pse?

Të gjitha rafineritë në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Rusi dhe Evropë janë duke operuar me kapacitet më të ulët se përpara pandemisë.Rafineritë amerikane kanë zvogëluar kapacitetin për gati një milion fuçi që nga viti 2019, për arsye të ndryshme.

Gati 30% e kapaciteteve të rafinimit të Rusisë kanë pushuar në maj, pasi shumë vende perëndimore janë duke refuzuar karburantet ruse.

Kina, ndërkaq, bën kursimet më të mëdha. Eksportet e produkteve të rafinuara lejohen vetëm sipas kuotave zyrtare, kryesisht për kompani të mëdha shtetërore të rafinimit dhe jo për kompani më të vogla të pavarura.

Çfarë tjetër kontribuon në çmimet e larta?

Kostoja e transportit të produkteve me anije është rritur, për shkak të kërkesës së lartë globale, si dhe sanksioneve ndaj anijeve ruse.

Në Evropë, rafineritë janë nën presion nga çmimet e larta të gazit natyror, i cili mundëson operacionet e tyre.

Disa rafineri varen gjithashtu nga benzina me vakum – si lëndë djegëse e ndërmjetme. Humbja e naftës ruse me vakum i ka penguar disa që t’i rinisin operacionet./buletini/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit