8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çdo herë gjinden pretekse të paqëndrueshme për ta luftuar Islamin nga armiqtë e Islamit – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Çdo herë gjinden pretekse për ta luftuar Islamin, në të kaluarën duke e akuzuar si opium për popullin, shkak i dekadencës, ose tani me akuzë për Islam Politik.
Atyre realisht u pengon çdo gjë Islame, u pengon namazi që e falin muslimanët rrugëve të kryeqyteteve tona, me fajin e qytetit për mungesē parcellas të caktuara për xhamia, sidomos në lagjet e reja urbane, u pengon mbulesa e vajzave muslimane, andaj edhe nuk i lejojnë të shkojnë në shkolla me shamia, edhe pse e akuzonin Islamin se pengon emancipimin e femrēs, u pengon shkuarja në Haxh, edhe pse miliona harxhohen për çdo vjet në pushimet verore në vende të ndryshme të botës, u pengon therja e kurbanave, edhe pse ata çdo ditë na bombardojnë me foto nga restorantet prestigjioze ku servohet mish i llojllojshëm, u pengon agjërimi i Ramazanit, edhe pse bëjnë fushata për terapi të ndryshme mes tyre edhe terepi me uri, meditimi të marra nga lindja e largët, etj.
Atyre çdo gjë që u vjen nga Islami, nuk e pëlqejnë dhe e kundërshtojnë, kurse çdo gjë e ngjajshme që vjen nga kulturat dhe religjionet tjera, janë trend edhe promovohen.
Andaj të mësojmë Islamin, të jetojmë me te, ta promovojmë atë me vepra dhe sjellje të mirë dhe të bëjmë sabër në këtë rrugë, derisa të vjen ndihma e Allahut dhe Fitorja prej Tij. Ajo që duhet dhënë rëndësi të madhe është kujdesi për Dituri dhe kujdesi për mos devijim nga rruga e drejtē dhe koncepti i saktë i kuptimit të Fesë. Allahu na ndihmoftë dhe u kujdest për ne!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit