9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Pse është quajtur nata e Kadrit me këtë emër?!

Më të lexuarat

Është quajtur nata e kadrit me këtë emër për disa arsye:

• E para: Ngase në këtë natë caktohet çfarë do të ndodh gjatë këtij viti dhe kështu shkruhet e gjitha, kjo është prej urtësisë së Allahut të Plotfuqishëm, po ashtu është sqarim i përsosmërisë së veprimit dhe krijimtarisë së Allahut të Lartësuar.

Këtu i kemi disa çështje që ka të bëjë shkrimin e Allahut të Lartësuar:

– Shkrimi i parë: Pesëdhjetë mijë vite para krijimit të qiejve dhe tokës në librin Leh’vil-Mahfudh, ky shkrim nuk ndryshon dhe nuk zëvendësohet, bazuar në fjalën e Allahut të Plotfuqishëm: “Allahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, edhe forcon (çka të dojë). Vetëm tek Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi)”. | Kur’an • Rrad 39 |, njehërit ky shkrim është esenca e gjitha shkrimeve.

– Shkrimi i dytë: Një herë gjatë jetës, kur është embrioni në barkun e nënës, i shkruhet puna, përfundimi dhe risku i tij, ashtu siç është vërtetuar në hadithin e vërtetë të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të transmetuar nga Ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të.

• Ky është hadithi që ka për qëllimi shejhu: “Vërtet, çdo njeri nga ju formohet në barkun e nënës së tij katërdhjetë ditë si nutfeh (lëngë i ngjizur i bashkë dyzimit të vezës mashkullore dhe asaj femërore), pastaj ai lëng bëhet alekah (copë gjaku i ngjizur e i varur) ngjashëm më këtë periodë, pastaj ai gjak bëhet mudgah (copë mishi) ngjashëm më këtë periodë, pastaj i dërgohet një engjëll i cili e frymëzon në të shpirtin dhe ai engjëll urdhërohet me katër gjëra; ta shkruaj riskun, exhelin (sa do të jetojë), veprat dhe a do të jetë i lumtur apo i palumtur (a do të jetë prej banorëve të xhenetit apo të xhehenemit…” | Transmeton Buhariu • 3208 | Muslimi • 2643 | Sh. i Përkthyesit |.

– Shkrimi i tretë: Çdo vit, pra ky është shkrimi që bëhet në natën e Kadrit dhe për këtë është quajtur me emrin Kadër kjo natë, ngase në këtë natë caktohet çdo gjë që ndodh këtë vit, qoftë e mirë apo e keqe, e përgjithshme dhe e përcaktuar, argumenti për këtë është fjala e Allahut të Lartësuar:

• “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. | Kur’an • Duhan 3-4 |, këtë natë zgjidhet çdo çështje e rëndësishme, s’ka dyshim se çdo urdhër i Allahut është i rëndësishëm dhe me urtësi.

• E dyta: Thuhet së është quajtur nata e Kadrit me emrin Kadër dhe është për qellim vlera dhe pesha që ka kjo natë, ashtu siç thotë dikush: “Filani ka peshë të madhe”, që do të thotë se ka vlerë, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ne e zbritëm atë (Kur’ anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç ‘është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” Kur’an • Kadr 1-3 |, nata që ka vlerë më shumë se një mijë muaj.

• E treta: Është quajtur kështu ngase ibadeti në këtë natë ka vlerë të madhe, bazuar në fjalën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush bënë ibadet natën e Kadrit me iman dhe shpreson shpërblim, do t’i falen mëkatet e kaluara.”

Kjo veçori është vetëm për këtë natë, nëse njeriu bënë ibadet natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban apo Rexhep, apo të ndonjë muaji tjetër, nuk do të arrijë këtë shpërblim.

~ Shejh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

Burimi: | El-xhemiu li ‘Ahkami Fik’hi-Suneh  2/290-291 |.
Përktheu: B. Gj.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit