Lideri turk, opinion për një “çështje të nxehtë” dite
Turqia, një anëtare e gjatë e NATO-s, po ndjek diskutimet mbi Finlandën dhe Suedinë që synojnë t’i bashkohen aleancës, tha të premten presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Aktualisht po ndjekim zhvillimet. Për momentin, ne nuk kemi një qëndrim pozitiv ndaj Suedisë dhe Finlandës (bashkimit në NATO),” u tha Erdogan gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll.
Ai shtoi se këto “vendet skandinave janë si konvikte për grupet terroriste”.
“Ka edhe përkrahës të terrorizmit në parlamentin e tyre. Ne nuk mund të jemi pozitivë për këtë,” tha Erdogan.
Në korrik 2020, Turqia dënoi një videotakim midis ,inistrit të Jashtëm suedez dhe anëtarëve YPG/PKK, dega siriane e PKK, të cilën Turqia e cilëson si “terroriste”.
Sipas rregullave të NATO-s, çdo vendim për zgjerimin duhet të merret unanimisht, duke i dhënë Turqisë të drejtën e vetos për pranimin e çdo vendi të ri në aleancë. /tesheshi.com/