6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Cili është qëndrimi shqiptar për “genocidin serb” në Bosnje?

Më të lexuarat

Srebrenica, fjalimi i ambasadorit Ferit Hoxha në Kombet e Bashkuara

Kryeminsitri Rama ka ofruar një video, e cila, siç komenton ai, është provë se Shqipëria e pohon faktin se serbët ushtruan genocide në Srebrenicë, pa qenë nevoja pra për të votuar një rezolutë të Berishës për këtë çështje.

Sipas Ramës, nuk është rrëzuar genocidi në Srebrenicë por një inisiativë e Berishës si i shpallur “non grata” nga SHBA.

“Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë.

Ja si ka folur Shqipëria më 11 maj 2022 për Srebrenicën, mu në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Dhe për ata që nuk më kanë ndjekur dje në Twitter po shtoj se:

Ata që u hodhën përpjetë, më së shumti në Bosnjë e në Kosovë, për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Sepse Srebrenica e ka datën e saj të përkujtimit, 11 korrikun, dje ishte vetëm 12 maj!

Pastaj duhet të informoheshin mbi tekstin në fjalë, se nuk mjafton të thuash hajde bëjmë një rezolutë për diçka të drejtë, që teksti i saj të jetë i denjë për t’u miratuar. Ashtu do të mësonin se parlamenti shqiptar dje, në fakt nuk ka rrëzuar asnjë rezolutë për Srebrenicën, po thjesht ka refuzuar të fusë në kalendarin trejavor të punimeve, një propozim të ardhur nga një deputet i shpallur nongrata prej Shteteve të Bashkuara, si “thellësisht i korruptuar dhe minues i demokracisë”. I cili për më tepër, njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe sot është një i vdekur politikisht e moralisht, që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të Kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

I thashë këto dje dhe shpreha keqardhjen për ata që ranë pre e lojës së ulët, të një të damkosuri ndërkombëtarisht si katran me bojë, duke e bërë të qartë se Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e Katranit të Shqipërisë!

Ashtu sikundër bëra përsëri të qartë dhe po e përsëris edhe sot:

Çdo gjë që do të vijë drejt nesh me atë bojë, do të refuzohet pa asnjë ngurrim dhe në asnjë rast e për asnjë arsye, parlamenti nuk do të angazhohet nga ne, në asnjë lloj veprimi ku Katrani do të jetë i përfshirë. Kaq”, është arsyetimi i të parit të mazhoranës, për çështjen për gurgulenë më të fundit në politikën shqiptare, me protagonist Berishën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit