2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Urtësitë e ndalimit të imitimit të verbër në Islam

Më të lexuarat

Islami e ka ndaluar pasimin e verber

Pse e ka ndaluar imitimin e verbër?
🔹 E ka ndaluar për atë shkak sepse imitimi i të tjerëve është humbje e identitetit shpirtëror, humbje e besimit ndaj vetvetes, madje nga kjo nënkuptohet shkrirja e personalitetit dhe rënia e tij në kurthet e huaja.
Në shumë raste i Dërguari i Allahut (alejhi salatu dhe selam) ka insistuar që ta ndjekim rrugën Islame, rrugën e Hulefai Rashidinëve dhe gjithë kësaj në përpikëri t’i përmbahemi.
Për këtë na dëshmon hadithi i Pejgamberit(alejhi salatu ue selam) ku ka thënë:
” Përmbahuni sunetit tim dhe praktikës së Hulefai Rashidinëve në përpikëri, largohuni nga risit në fe, sepse çdo risi(bidat) të çon në humbje(devijim)”.

🔹Imitimi i verber njerëzit i çon të ndjekin traditat e huaja dhe i pengon në kryerjen e obligimeve fetare e po ashtu edhe ato shoqërore….. atyre nuk u mbetet qëllim tjetër përpos pamjes dhe formës së bukur dhe humbja e kohës në takime të padobishme, por mund të themi të dëmshëm… duke mos pasur parasysh se koha e muslimanit është e çmuar(e shtrenjtë), dhe obligimet të cilat i ka janë më shumë se koha.
Për këtë i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: ” Shpejto kah ajo që ka dobi, kërko ndihmë prej Allahut, mos e konsidero veten të dobët.”(Muslimi)
Hakimi transmeton nga ibn Abazi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se i Dërguari i Allahut (alejhi salatu ue selam) ka thënë: ” Shfrytësoi pesë gjera para pesë të tjerave:
1-Jetën para vdekjes
2- Shëndetin para sëmundjes
3-Kohën e lirë para se të jesh i zënë(i angazhuar)
4-Rininë para pleqërisë, dhe
5-Pasurinë para varfërisë.

/Mesofenetende

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit