0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Protesta në Turqi për sulmet e Izraelit në Al-Aksa

Më të lexuarat

Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në Jerusalemin Lindor dhe përballja e palestinezëve me kërcënimin e nxjerrjes me forcë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor janë protestuar në të gjithë Turqinë.

Në protestën e organizuar para Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në Stamboll nga dega e Stambollit e Shoqatës Rinia e Anadollit (AGD) u kënduan pjesë nga Kurani.

Protestuesit mbanin në duar flamurin palestinez dhe turk dhe hodhën slogane si: “Ej Al-Aksa, të qoftë hallall jeta jonë, gjaku ynë”, “Poshtë Izraeli”.

Kryetari i degës së shoqatës AGD në Stamboll, Yunus Genç në fjalimin që mbajti në protestë tha se xhamia Al-Aksa është vija e kuqe e myslimanëve.

Kurse në qytetin Elazığ u organizua nga sindikata “Memur-Sen” një autokolonë për të protestuar sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa. Në automobilat që morën pjesë në kolonë kishte flamuj palestinez dhe turk.

Me mijëra banorë të Malatya-s u mblodhën mbrëmjen e të hënës për të reaguar ndaj sulmeve të ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve në Al-Aksa dhe shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez me autokolonën që krijuan.

Sulmet e policisë izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa u protestuan në qytete të ndryshme të Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit