7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Më të lexuarat

Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.

Ministria e shëndetësisë në Gaza i tha Al Jazeera të hënën se 21 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin vrarë në sulmet, përcjell Telegrafi.

Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jerusalem.

Më herët të hënën kishte tensione në kompleks, i treti më i shenjti në Islam i cili gjithashtu respektohet nga hebrenjtë.

Ato u përshkallëzuan me më shumë se 300 palestinezë të plagosur kur policia izraelite sulmoi xhaminë, duke qëlluar me plumba gome, granata marramendëse dhe gaz lotsjellës. Telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit