-0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Protesta e paralajmëruar e serbëve në veri, policia thirrje qytetarëve të kenë kujdes dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim të ri rreth situatës në veri të vendit, dhe protestës së paralajmëruar për sot në fshatin Rudarë në komunën e Zveçanit.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë kësaj proteste.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duke ditur rrethanat dhe situatën e brishtë të sigurisë të krijuar nga grupet kriminale në veri të vendit dhe tendencës për destabilizim të situatës, Policia e Kosovës fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.

Tutje policia ka shtuar se angazhimet policore në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit