1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Protesta anti Trump në SHBA

Më të lexuarat

Lartësia e garës zgjedhore për kandidatët presidencialë përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbrëmë në Manhatan të Nju Jorkut dhe në Phoenix, Arizona ka sjellë edhe protesta masive kundër Donald Trump, kanidat në partinë republikane për nominim, raporton Anadoly Agency.

Trump gjatë fushatës aktuale tërhoqi vëmendje të madhe publike në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, për shkak të retorikën e tij anti-myslimane dhe radikale.

Aktualisht, ai është në avantazh në krahasim me kandidatët në Partinë Republikane, por kundërshtohet politikat e tij me protesta masive në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke u përpjekur për të ndaluar atë në rrugën për nominimin si kandidat për president.

Afër një mijë demonstrues u mblodhën mbrëmë pranë Central Park në Manhattan. “Largohu, Donald Trump”, “Trump është një racist dhe islamofob që diskriminon gratë” janë disa prej mesazheve të dërguara nga demonstruesit.

David Gonzalez pohon se Trump në shfaqjet e tij ka treguar qartë se si ai e urren njerëzit me ngjyrë, gratë, emigrantët, muslimanët dhe të gjithë kundërshtarët, duke shtuar se do të ishte katastrofike për të vazhduar ngjitjen e tij në jetën politike të Shteteve të Bashkuara.
Protesta të ngjashme u organizuan në qytetin e Phoenix në shtetin e Arizonës. Më shumë se 100 protestues bllokuan trafikun në lagjen e Fountain Hills duke brohoritur parulla kundër politikanit Donald Trump.

Ata thanë se retorika e tij është në kundërshtim me vlerat amerikane të demokracisë dhe solidaritetit, dhe i bëri thirrje medias të mos ofrojnë reklama për Trump.

Protesta u zhvilluan mes masave të forta të sigurisë. Policia në Nju Jork ka arrestuar dy protestues të cilët nuk i binden masat e parashikuara për mbajtjen e protestave paqësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit