MËSO DHE AVANCO (2)
- Afrohu te Zoti më shumë, mos i shndërro adhurimet në zakone.
- Ndihmo të tjerët pa kompensim, për hir të Zotit.
- Udhëto që të zbulosh dhe përfitosh nga bota.
- Shkruaj në vazhdimësi, nuk do të avancohesh nëse nuk shkruan.
- Kujdesu për shëndetin tënd. Pi sa më shumë ujë dhe bëje pjesë të kulturës tënde.
- Largohu nga personat negativë dhe afrohu tek ata pozitivë.
- Ji kreativ për veten dhe të tjerët.
- Fillo një projekt të ri pa e zvarritur.
- Shiko dokumentare mbi historinë, gjeografinë etj., sepse zhvillojnë të menduarit tënd.
- Shkruaj objektivat e tua të qartë, mos prit shumë që në fillim.
- Lexo në vazhdimësi, shndërroje leximin në kulturë.
- Bli sipas nevojës e jo sipas dëshirës. Shpenzimi i tepërt është armik i vetes dhe i xhepit.
- Ndryshimi fillon atëherë kur ke larguar nga fjalori fjalën “nuk mundem”.