-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

PROGRAMI I DITËS SË ARAFATIT- HOXHË SINAN RUSHITI

Më të lexuarat

1. Zgjohu herët dhe forco veten për ta adhuruar Allahun fuqiplotë.

2. Zgjohu para Namazit të Sabahut për të ngrënë syfyr me nijet të agjërimit të kësaj dite.

3. Pastaj fal 2 ose 4 reqate Namaz, ose së paku lute Zotin në sexhde që të të jep prej të mirave të kësaj dhe asaj bote, dhe falënderoje për çdo të mirë që ta ka dhënë.

4. Para Namazit të Sabahut kalo kohën me istigfar (kërkim falje) ashtu që të regjistrohesh tek Allahu prej atyre që kërkojnë falje prej Zotit të tyre në kohën e syfyrit.

5. Përgatitu 5 minuta para Namazit të Sabahut  dhe mendo se si largohen mëkatet prej trupit tënd me çdo pikë të uji të abdesit.                      

6. Pastaj thuaje lutjen pas abdesit.

    7. Fale Namazin e Sabahut dhe qëndro në vendin ku u fale deri pas lindjes së diellit (së paku 15 minuta).

    8. Menjëherë pas selamit fillo me tekbiret.

    9. Pasi që e fale Sabahun, ende qëndro në Xhami deri në lindjen e diellit, lexo Kuran, madhëroje Allahun, falënderoje dhe mos e harro dhikrin (lutjet) e mëngjesit.

    10. Pas lindjes së diellit fali 2 reqat Namaz që të fitosh shpërblimin e Haxhit dhe Umres së bashku me Muhamedin salallahu alejhi ve selem.

    11. Ti tash zgjedh, nëse mundesh që të mos flesh gjatë tërë ditës është më mirë. Mos e humb asnjë sekond!
    Bëje dhikër Allahun, lutu sa më shumë, duke qenë i bindur se Allahu lutjet do t’i pranoj.

    12. Ose nëse dëshiron të bësh një orë gjumë por me nijet që Allahu të të forcoj në adhurim.

    13. Pastaj pasi që të zgjohesh prej gjumi fali së paku 4 reqat Namaz Duha, bën sa më shumë tekbire, lutje, dhikër, lexim të Kuranit, thuaj sa më shumë La ilahe ilallahu vahdehu la sherike leh lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kuli shejin kadir.

    14. Fale Namazin e Drekës, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun, lexo diçka nga Kurani…

    15. Fale Namazin të Iqindis, thuaj tekbiret, madhëroje Allahun dhe thuaj lutjet e mbrëmjes.

    17. Lexo Kuran deri para perëndimit të diellit (një orë përafërsisht), pastaj fillo me lutjet e tua me plotë frikrespekt duke kujtuar qëndrimin tënd para të Madhit Zot. Mos harro të lutesh për vëllezërit mysliman kudo që gjinden në botë dhe vuajnë.

    18. Lutu aq shumë saqë me perëndimin e diellit të perëndojnë edhe mëkatet e tua, dhe të të bëj Allahu prej banorëve të Xhennetit.    Allahu na forcoftë në rrugën e drejtë dhe na i pranoftë neve dhe juve të gjitha veprat e mira.

    19. Thërret Ezani e nis iftarin dhe mos harro se agjëruesit nuk i kthehet lutja.

    Mos më harroni në lutjet tuaja!

    Hoxhë Sinan Rushiti

    - Advertisement -spot_img

    Më tepër

    Të fundit