Si do të reagonit nëse profesori vjen në klasë dhe sulmon me nota raciste një shok apo shoqe të klasës, i cili nuk ka ngjyrën e trupit tuaj, nuk mendon dhe nuk vishet si ju?
Kjo është pyetja, të cilës disa studiues tentuan t’i gjejnë përgjigje përmes një eksperimenti social në një klasë gjimnazi në Itali, shkruan Albeu.com.
Ata futen një vajzë të mbuluar si myslimane, ndërkohë që profesori filloi që në orën e parë të mësimit që ta sulmojë me nota raciste.
Fillimisht nxënësit hezituan, por më pas i dolën në krah shoqes së klasës duke i dhënë një mësim të mirë profesorit “racist”.
Në fund fare, ai i tha atyre se ishin bërë pjesë e një eksperimenti social duke dalë në përfundimin se shoqëria reagon përballë racizmit.
Për më tepër, ndiqni videon!