0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Produktet që ju mbrojnë nga dielli

Më të lexuarat

Ushqimet e krijojnë faktorin mbrojtës me anë të antioksiduesve të gjendur brenda tyre, raporton “Foxnews”. Bimët prodhojnë antioksidues brenda qelizave të tyre për të mbrojtur veten nga efektet e dëmshme si nxehtësia, drita, ajri, lagështira dhe koha.

Kur konsumojmë këta agjentë natyrale të gjendur tek bimët edhe qelizat e lëkurës mundësojnë mbrojtje të trupit tonë. Ju mund të minimizoni dëmtimin e lëkurës të lindur nga ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB të diellit.

Ja ushqimet të cilat mundësojnë një mbrojtje më të sigurt nga dielli:

Specat shumëngjyrësh: specat e shijshëm të kuq, të verdhë apo portokalli marrin ngjyrë nga një pigment natyral i njohur si karotenoid. Këto antioksidues shndërrohen në vitaminën A duke ndihmuar në mbrojtjen e parandalimin e prishjes së shtresës yndyrore rreth qelizave të lëkurës.

Kungulli i verdhë i verës: ndajeni në kuba të vegjël dhe shtojani zgarës suaj. Kungulli i verës e merr ngjyrën e tij të shndritshme nga karotenoidet. Ka një shije të mirë dhe mbron lëkurën nga dielli.

Domatja e pjekur mirë: likopenët, antioksiduesit natyral i japin ngjyrën e kuqe domates së pjekur. Siç dihet ky antioksidues mbron dhe gjëndrat e prostatës. Por ashtu si antioksiduesit tjerë të cilët gjenden tek ushqimet edhe likopeni mbron qelizat e lëkurës nga dielli.

Shalqiri: edhe shalqiri e merr ngjyrën e tij të kuqe nga pigmenti likopen si domatja. Me ardhjen e verës dhe ngrohjen e kohës përpiquni të hani sa më shumë shalqi për të freskuar qelizat e lëkurës.

Çaji jeshil: çaji jeshil jo vetëm që përmirëson funksionet kardiovaskulare, përmban efekte anti-kanceroze, mbështet sistemin imunitar, mbron trupin nga mikrobet, ndihmon në kontrollimin e peshës së trupit por në të njëjtën kohë mbron dhe qelizat e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB. Antioksiduesit e njohur si “Polyphenol catechins” mundësojnë një mbrojtje shumë të fortë.

Kakao: lënda më e shëndetshme pas ujit është kakao i cili përmban 712 përbërës. Antioksiduesit e njohur si flavanol tek kakaoja mbrojnë zemrën dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të infarktit, paralizës dhe rritjes së presionit të gjakut. Por të njëjtët përbërës ndihmojnë edhe në mbrojtjen e qelizave të lëkurës. Konsumoni çokollatë biter dhe fara të kakaos organik.

Boronicat: antioksiduesit antosijanin të mbrojnë nga dielli. Këta antioksidues të ndihmojnë në uljen e rrezikut të shumë sëmundjeve kronike dhe degjenerative.

Peshku: acidet yndyrorë omega -3 krahas mbrojtjes së zemrës mbrojnë dhe lëkurën tuaj. Këta acidë janë të dobishëm për shëndetin dhe ju ndihmojnë të ndiheni mirë. Acidet yndyrore omega-3 merren me anë të peshkut ose hapave shtesë me vaj peshku.|Start|kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit