1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Maqedoni, skualifikohen 40 kandidatë shqiptarë për policë

Më të lexuarat

Kandidatët shqiptarë që kanë konkurruar në konkursin e MPB-së të Maqedonisë për pranimin e policëve të ri theksuan se sot janë skualifikuar padrejtësisht.

Një nga kandidatët i tha agjencisë së lajmeve INA se 40 kandidatë shqiptarë sa ishin paraqitur në stërvitjet sprovuese fizike sot janë skualifikuar padrejtësisht dhe nuk i është thënë asnjë arsye.

“Ne jemi paraqitur sot në mëngjes në kuadër të një grupi të konkurruesve ku ishim 40 shqiptarë dhe rreth 40 maqedonas. Sipas procedurave na thanë që të fillojmë me ushtrime fizike dhe aty edhe nisi skualifikimi jonë i pabazë dhe i padrejtë. Ne si kandidatë shqiptarë edhe pse dy herë më shumë u treguam se jemi më të aftë fizikisht, prap se prap u skualifikuam”, deklaroi për INA, kandidati shqiptarë, që sipas tij, të gjithë kandidatët maqedonas kanë vazhduar me testet tjera.

Sipas tij, në momentin kur kandidatët shqiptarë të revoltuar kanë pyetur se a ka ndonjë përgjegjës shqiptarë, trajnuesit maqedonas të MPB-së kanë thënë se nuk ka sepse siç i`u është thënë “ata tani kanë zgjedhur pushimet verore”.

Kandidatët shqiptarë kanë apeluar që në këtë situatë të ndërhyjë zëvendësministri i MPB-së, Xhelal Bajrami dhe zyrtarë të tjerë shqiptarë në Qeveri, për të nxjerrë në sipërfaqe këtë padrejtësi që po i bëhet kandidatëve shqiptarë.

“Le të dalin e të na thonë se çfarë është puna. I kanë zgjedhur ata që do të duhet të pranohen, apo kjo është një diskriminim klasik”, theksoi një kandidat tjetër shqiptar.

MPB shpalli muajin e kaluar konkursin për pranimin e mbi 300 policëve, ndërsa në këtë konkurs ishin paraqitur mbi 8 mijë kandidatë.  (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit