0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Procesi i lidershipit në Islam

Më të lexuarat

Lidershipi në islam është një besim. Shpesh, merr formën e një kontakte të hapur ose betimit midis një lideri dhe ndjekësve të tij që ai do të bëjë të pamundurën për t’i udhëzuar ata, për t’i mbrojtur dhe për t’i trajtuar me drejtësi. Pra, fokusi i lidershipit

në islam është tek integriteti dhe drejtësia. Duke parë theksimin mbi sjelljen etike në literaturën e lidershipit (Kouzes dhe Posner, 1995), një ekzaminim i bazave morale të lidershipit nga një perspektivë islame mund të ofrojë disa pikëpamje interesante për
fushën e lidershipit në përgjithësi. Në këtë letër, ne do të ekzaminojmë çfarë është lidershipi nga një perspektivë islame, të diskutojmë dimensionet morale të lidershipit dhe të zbulojmë karakteristikat e liderëve dhe ndjekësve siç sugjerohet nga islami.

Përkufizimi i lidershipit në islam

Muslimanët bazojnë sjelljet e tyre si lider dhe / ose si ndjekës mbi fjalën e Zotit siç është shpallur në librin e tyre të shenjtë, Kur’anin. Ata besojnë që Profeti i islamit, Muhammedi , e ka model për liderët mysliman dhe ndjekësve për të gjitha kohërat. Ky besim mbështetet kur Zoti thotë të mëposhtmen rreth Muhammedit.

“….dhe ti qëndron një standard i lartë karakteri..”

Shembulli i Muhammedit, atëhere, është ai çfarë kërkojnë të imitojnë liderët dhe ndjekësit Sipas Profetit Muhammed, lidershipi në islam nuk i është rezervuar për një elitë të vogël. Ndryshe nga kjo, varet nga situata, çdo person është “bari” i një tufe dhe zë një pozicion lidershipi. Muhammedi transmetohet se ka thënë:

“Secili nga ju është një bari dhe secili do pyetet për subjektet e tij”. [Sahih Buhari, nr. 3733]

Në pjesën më të madhe të rrethanave në jetë, muslimanët janë të urdhëruar për të përcaktuar një lider dhe ta ndjek atë. Sipas Profetit Muhammed muslimanët duhet të caktojnë një lider gjatë një udhëtimi, të zgjedhin një lider për të udhëhequr faljen dhe zgjedh një lider për aktivitetet të tjera në grupe.

Lidershipi, atëhere, mund të përshkruhet si një proces nga i cili lideri kërkon pjesëmarrjen vullnetare të ndjekësve në një përpjekje për të arritur disa objektiva. Ky përkufizim sugjeron që lidershipi është esencialisht një proces ku lideri udhëzon ndjekësit e bindur. Në të gjitha kohërat, një lider duhet të kuptojë që ai nuk mund t’i
detyrojë të tjerët për të bërë gjëra lundër vullnetit të tyre.

Rolet e lidershipit nga një perspektivë islame

Sipas islamit, dy rolet primare të një lideri janë ato të liderit- shërbëtorë dhe liderit-rojtarë. Së pari, lideri është shërbëtorë i ndjekësve të tij (sejid el-kaun khademuhum). Ai duhet të kërkojë mirëqenien e tyre dhe për t’i udhëzuar ata drejt të mirës. Ideja e një lideri si një shërbëtorë ka qenë pjesë e islamit që në fillimet e tij por vetëm tani është zhvilluar nga Robert Greeleaf.

Lideri-shërbëtorë është shërbëtorë së pari….Ai e fillon me ndjenja natyrale që dikush dëshiron t’i shërbejë, t’i shërbejë së pari..Testi më i mirë dhe më i vështiri për tu administruar është: A zhvillohen si persona ata që shërbehen?

Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, e ka theksuar një rol kryesorë të dytë të liderit mysliman për ta mbrojtur komunitetin e tij kundër tiranisë dhe shtypjes, për të inkurajuar vetëdijen e Zotit dhe takuan (frikën ndaj Zotit) dhe për të promovuar paqen.

“Një lider (i muslimanëve) është një mburojë për ta”.

Qoftë si shërbëtorë ose si mbrojtës, një lider mysliman mund të përdor disa baza fuqie për të qenë efektiv. Islami njeh ekzistencën e fuqisë por sugjeron një etiketë për përdorimin e saj.

Lidershipi dhe bazat e fuqisë

Fuqia është “aftësia për të përdorur burimet njerëzore informate dhe materiale për të kryer një punë”.

Pesë baza fuqie zakonisht përmenden në literaturën e lidershipit, perspektiva islame e lidershipit përmbledh të gjitha të pestat por i shikon ndryshe.

1. Fuqia legjitime

Fuqia legjitime është e shoqëruara me pozicionin në organizatë. Zakonisht islami nuk inkurajon muslimanët të kërkojnë në mënyrë aktive pozicionin e autoritetit.

Fushata për kërkimin e një pozicioni mund të implikojë që ai dashurohet me pozitën e zhvillimit të vetvetes ose disa arsye të tjera vetë shërbyese. Muhammedi është raportuar se ka thënë:

“Mos kërkoni një pozitë autoriteti sepse nëse ju jepet kjo pozitë si një rezultat i kërkimit tuaj ju do të liheni vetëm (pa ndihmën e Zotit për t’i shkarkuar përgjegjësitë që ajo përmban) dhe nëse ju jepet pa kërkesën tuaj ju do të ndihmoheni ( nga Zoti për t’ju shkarkuar përgjegjësitë tuaja).

Një përjashtim duhet bërë për këtë urdhëresë kur një person shikon një situatë në të cilën ka një krizë dhe fatkeqësi. Nëse ai ka ekspertizën e kërkuar për t’i ndihmuar të tjerët në këtë situatë, ai mund të kërkojë një pozicion specifik sa për të ofruar ndihmë. P.sh., Profeti Jusuf kërkoi për një pozitë të tillë kur ai i kërkoi Mbretit të Egjiptit për ta vendosur në administratën e hanbarëve. Një vepër, e shoqëruar me një qëllim të mirë, është brenda parametrave të islamit.

2. Fuqia e shpërblimit

Një lider i cili ka pozitë fuqie mund edhe të kontrollojë shpërblime organizative, duke përfshirë dhënien e pagave, detyrat në punë, ose promocionet. E njëjta vlen për islamin. Kjo është e mirënjohur, Umar Ibën el-Hatabi i jepte zyrtarëve të lartë paga të larta. Ai dëshironte të sigurohej që ata nuk do të ngacmoheshin nga ryshfetet. Duke i trajtuar zyrtarët barabar, Umar u bë një nga liderët më të famshëm të muslimanëve.

3. Fuqia detyruese

Krahas shpërblimeve të kontrollit organizativ, një lider në një pozitë autoritet gjithashtu kontrollon sanksionet nga grupet. Islami njeh legjitimitetin e fuqisë detyruese por sugjeron që nuk duhet të përdoret për ti detyruar ndjekësit drejt të keqes. Në fakt, Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, një herë tha që “bindja (ndaj liderit) kërkohet vetëm në të mira”. Për ta theksuar rolin e liderit si shërbëtorë, Umari thuhet se ka thënë:

“Unë kam caktuar mbi ju guvernatorë dhe agjent jo për t’ju rrahur dhe as për t’ju marrë paratë por për t’ju shërbyer dhe mësuar ju”.

Fuqia e ekspertizës

Liderët të cilët posedojnë ekspertizën dhe informacionin kanë fuqi ekspertize përsa i përket ndjekësve të tyre të cilët kanë nevojë këtë informacion për të kryer detyrën e tyre. P. sh, në një falje me xhemat, një person mund të zgjidhet për të udhëhequr faljet për shkak të diturisë së tij të islamit. Nuk ka murgëri në islam.

Fuqia karizmatike

Një person ka karizëm kur të tjerët dëshirojnë ta ndjekin për shkak se ata tërhiqen nga personaliteti i tij. Liderët e lindur janë zakonisht karizmatik. Liderët karizmatik, të tillë si Profeti Muhammed dhe të gjithë Profetët e tjerë, përdorën fuqinë për dobinë e njerëzimit, mësuan nga kritika, punuan për të zhvilluar ndjekësit e tyre në lider dhe për ta mbështetur mbi stadartet morale. Një lider shumë karizmatik mysliman amerikan ka qenë Malcolm X. Shumë përqafuan islamin në SHBA pasi dëgjonin ose lexonin rreth tij.

“Jeta e Malcolm X-it më tregoi diçka shumë më të vlefshme sesa oratoria e mësuar. Çfarë roli mund të luaj feja ashtu siç ju afrua kësaj vetëdije racore. Ai ofroi një shembull sesi një njeri mund të përdor bindjen si një instrument të fuqishëm për të ndryshuar kursin e jetës, të vetvetes dhe të të tjerëve”.

Duke qenë sesi islami e shikon lidershipin dhe fuqinë, çfarë do të duhet që lideri mysliman të sillet në mënyrë etike? Bazat morale të lidershipit islam pritet të ofrojnë zemrën e brendshme që i udhëzon liderët.

Bazat morale të lidershipit islam

Lidershipi në islam është rrënjosur në besim dhe nënshtrimin e vullnetshëm tek krijuesi, Zoti. Përqendrohet mbi shërbimin ndaj tij.

“Dhe ata i bëmë shëmbëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zekatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë”. [Kur’an 21/73]

Për t’i shërbyer Zotit, një lider mysliman duhet të sillet sipas urdhrave të Zotit dhe Porfetit të tij dhe duhet të zhvillojë një karakter të fortë islam. Ky karakter etik do të reflektohet tek shtimi i tij i besimit të fortë në Zot ashtu siç ngjitet përmes katër etapave të zhvillimit shpirtërore, imani, islami, takua dhe ihsan. Çdo etapë diskutohet në termat sesi ndikon sjellje e një lideri mysliman.

Imani

Në zemrën e karakterit islam është imani ose besimi në Zot. Imani nënkupton besimin në Njëshmërinë e Zotit dhe profetsinë e Muhammedit. Një lider me një iman të fortë do ta konsiderojë veten dhe pasuritë e tij të gjitha si i përkasin Zotit. Ai do të përkul egon e tij, idetë e tij, pasionin e tij dhe mendimin e tij para Zotit. Imani gjithashtu nënkupton besimin në jetën e përtejme dhe në përgjegjshmërinë për veprat e tij. Një lider me një iman të fortë nuk do t’i neglizhojë përgjegjësitë për veprat e tij dhe do të bëjë vazhdimisht vepra të mira. Për të përforcuar këtë ide. Kur’ani e lidhi imanin me veprat e mira jo më pak sesa 60 herë.

Megjithëse, muslimanët e konsiderojnë atë të dëshirueshme për të caktuar një lider me iman mund të mos jetë gjithmonë e mundshme për të gjetur një person të tillë. Një organizatë mund të zgjedh midis një myslimani të fortë me aftësi të dobëta të lidershipit ose një lider të fortë me një dobësi të moderuar të kuptimit të islamit. Shembulli i Amër Ibën el-Asit duhet të kuptohet këtu. Ai kishte vetëm katër muaj që ishte bërë mysliman kur ai u caktua nga Profeti tek një pozitë kyçe lidershipi. Kjo çështje është shpjeguar nga Ibën Tejmija në librin e tij As-Sijasah esh-Sherijah.

Një lider me ekspertizë të dobët ose joadekuate mund të sjellë rrënoja një organizate ku një lider i aftë mund të avancojë dhe të ndihmojë të njëjtën organizatë. Madje edhe nëse lideri i aftë të mos ishte një mysliman i fortë i gabimet e tij mund të rregullohen me shura ose nëpërmjet procesit konsultativ të vendimmarrjes.

Islami

Mbi imanin, islami është shtresa e dytë e personalitetit etik të një lideri mysliman dhe ndjekësve të tij. Islam do të thotë arritja e paqes me Zotin, brenda vetes dhe me krijimin e Zotit, përmes nënshtrimit të vullnetshëm ndaj Zotit. Siç Meududi (1991) thotë aq mirë: “Imani është fara dhe islami është fruti”. Për shkak të imanit të tij/saj një lider i cili praktikon islamin kurrë nuk do të shikojë veten si suprem. Letra e Ali Ibën Ebu Talibit dërguar Malik el-Ashta en-Nukar, guvernatorit të ri të Egjiptit, e thekson këtë pikë në mënyrën e mëposhtme:

“Melik, ti nuk duhet të harrosh që nëse ti je një lider mbi ata, atëhere Halifi është një lider mbi ty dhe Zoti është suprem mbi halifin”.

Takua – devotshmëria

Islamit, ai zhvillon një borxh ndaj Zotit. Kjo është detyrë gjithëpërfshirëse drejt Atij është takua. Ashtu siç tregohet nga Meududi, “esenca e takuas mbështetet në sjelljen e zemrës dhe mendjes më tepër sesa një formë e jashtme”. Kur ndërlidhet me takua, korniza e mendjes së një personi – mendimet, emocionet dhe prirjet e tij – do të reflektojnë islamin. Takua do ta pengojë një lider mysliman ose ndjekës nga sjellja e padrejtë, qoftë tek anëtarët e komunitetit, konsumatorët, furnizuesit ose personit tjetër.

“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. [Kuran: 16/90]

Ihsani

Ndërsa takua është frika (devotshmëria) ndaj Zotit dhe ndjesia e prezencës ndaj Zotit, ihsani është dashuria ndaj Zotit. Kjo dashuria ndaj Zotit e motivon myslimanin për të punuar drejt arritjes së kënaqësisë së Zotit. Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, e përshkruan ihsanin si më poshtë: “Të adhurosh Zotin ashtu sikurse e shikoni Atë dhe nëse ju nuk e arrinin atë gjendje devotshmërie atëhere ju duhet të konsideroni që Ai ju shikon ju”.

Vetëdija e vazhdueshme që Zoti është duke parë mundësisht ta përgatit çdo lider ose ndjekës me ihsan për tu sjellur në mënyrën më të mirë.

Ndryshimi midis muslimanëve me takua dhe muslimanëve me ihsan është shpjeguar nga Meududi me shembullin e mëposhtëm. Midis zyrtarëve të qeverisë, mund të ketë disa të cilët i kryejnë detyrat e tyre pa hile, por të cilët nuk tregojnë përkushtimi shtesë. Zyrtarët e tjerë, megjithatë, e shtyjnë vetveten për tej detyrës, ata kanë energji dhe dëshiron të sakrifikojnë në performacën e detyrave të tyre. Brenda kontekstit islam, grupi i parë i zyrtarëve janë si besimtarët të cilët bëjnë atë të mjaftueshme dhe të domosdoshmen; ata janë me takua. Për kundër kësaj, grupi i dytë i zyrtarëve kanë ihsan. Ka lider mysliman dhe ndjekës të cilët e mbajnë pa u lodhur flamurin e islamit nën rrethanat më të vështira.

Duke u bazuar mbi diskutimin e mësipërm të katër shtresave të karakterit islam, liderët dhe ndjekësit mund të klasifikohen duke u varur në cilën etapë ata janë, në Iman, Islam, Takua apo ihsan.

Karakteri etik islam kërkon që liderët të veprojnë pesë parametrat kyçe të mëposhtme të sjelljes islame, drejtësia, besimi, mirësia, përpjekja për vetë përmirësim dhe mbajtës së këtij kursi.

Drejtësia

Drejtësia është një karakteristikë dinamike të cilën çdo mysliman duhet të përpiqet ta zhvillojë qoftë ai lider apo ndjekës.

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All- llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajoështë më afër devotshmërisë. Kinie dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni”. [Kur’ani: 5/8]

Nevoja për të arritur një balancë dhe për të mbajtur një rrugë të mesme është e rëndësishme për një lider dhe vazhdimisht është trajtuar nga Zoti në Kur’an. Ai i përshkruan ata “të cilët do të shpërblehen me vendin më të lartë në Ahiret” si:

“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur. Edhe ata që pos All-llahut, nuk lusin zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar All-llahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin”. [Kur’an: 25?67-68]

Aplikimi i drejtësisë në lidership

Principi i drejtësisë duhet të vëzhgohet nga të gjithë muslimanët liderët dhe ndjekësit. P. sh, Zoti i ndëshkon muslimanët kështu:

“All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre dhe kur të gjykoni, ju urdhëron të gjykoni me të drejt mes njerëzve. Sa e mirë është kjo që ju këshillon. All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni”. [Kur’an 4/58]

Kjo është pse Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, theksoi që drejtësia kurrë nuk duhet të komprometohet nga anëtarësimi ose konsiderata të tjera.

Besimi

Ky koncept i besimit trajton idenë e përgjegjësisë drejt anëtarëve që organizohen dhe kjo vlen edhe nëse ata që ia besojnë detyrën muslimanëve janë vetë jomuslimanë.

“O ju që besuat, mos e tradhtoni All-llahun dhe të dërguarin, që të tradhtoni amanetet tuaja, deri e dini sa e keqe është kjo”. [Kur’an 8/27]

Ashtu si një vlerë zemre, besimi përshtatet brenda etikës së përgjithshme islame që mbikëqyr marrëdhëniet sociale.

Aplikimi i besimit tek lidershipi

Besimi është i lidhur krejtësisht hapur me lidershipin në Kur’an. Ne i referohemi historisë së Jusufit. Pasi mbreti i tha se ai e kishte vënë një besim shumë të madhe tek ai, Profeti Jusuf me qëllim pyeti të vihej në detyrë për depozitat, hambarët dhe kërkoi detyrën për t’i sistemuar dhe ruajtur ata. Ashtu siç një përkthyes i Kur’anit (në anglisht), Abdullah Jusuf Ali, tregon se Profeti Jusuf e kuptoi nevojën për të ndërtuar rezerva më mirë se çdo kush tjetër dhe ishte i përgatitur që më mirë ta merrte këtë detyrë mbi veten e tij sesa t’ia hidhte tjetër kujt barrën e kufizimit të furnizimit në kohëra
bollëku.

Njëherë një individ kishte pranuat të betohej lideri i një grupi ose organizate, ai u bë i besuari i tyre. Në një organizatë, për- përfitim, menaxhimi i organizatës është i lidhur me besimin e investimit të aksioneve. Në një organizatë, jo- përfituese, menaxhimi i organizatës ka si detyrë të mbikëqyr pronat e besuara. Rrjedhimisht, çdo vendimi menaxheria duhet të balancohet përsa i përket ndaj këtij besimi. Koncepti i besimit mund të zgjerohet tek dimensione të tjera të punës së dikujt si një lider ose një ndjekës.
Nëse dikush humb kohën ose burimet organizative në kryerjen e detyrës, ai është duke dhunuar besimin e punëdhënësit të tij/të saj.

Ndershmëria

Ndershmëria është përshkruar si më poshtë:

Devotshmëria

Devotshmëria përshkruhet si më poshtë:

Devotshmëria është të besosh tek Zoti dhe tek dita e fundit dhe engjëjt dhe librat dhe të dërguarit, për të shpenzuar nga pasuria juaj nga dashuria për Të për njerëzit e tu, për jetimët, për nevojtarët, për jabanxhitë, për ata që kërkojnë për të qenë të përpiktë na falje dhe praktimin e bamirësisë së vazhdueshme për të përmbushur kontratat e tyre që ju keni bërë dhe të jeni të vendosur dhe të durueshëm në dhimbje (ose vuajtje dhe vështirësi.

“Nuk është tërë e mira (e kufizuar) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por mirësi e vërtetë është ajo e atij që i beson All-llahut, ditës së gjykimit, engjëjve, librit, pejgamberëve dhe pasurinë që e do, ua jep të afërmve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që e fal namazin, e jep zeqatin, dhe ata që kur premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë ata të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit”. [Kur’an 2/177]

Këto atributet të përgjithshme tani do të lidhen me atributet që liderët mysliman dhe ndjekësit duhet të përqafojnë.

Aplikimi i devotshmërisë në lidership

Duke u bazuar mbi vargjet e mësipërme, disa atribute morale të devotshmërisë bëhen vitale.

• Ata duhet të drejtojnë me drejtësi dhe të mos lejojnë ndjenjat personale që ta pengojnë të jetë të drejtë.

• Ata kanë iman, besim.

• Ata kujdesen për ata në nevojë dhe veprojnë ashtu për hir të Zotit.

• Ata janë të përpiktë në falje dhe dhënien e zekatit.

• Ata i përmbahen tërë kontratave dhe

• Ata janë të durueshëm pa marrë parasysh se çfarë lloj vështirësish mund të hasin përpara.

Atëhere, në përgjithësi, pjesëmarrësit ose anëtarët organizohen të të gjithë feve janë të titulluar për tu trajtuar me dinjitet dhe njerzillëk dhe me maksimumin e lojës së rregullt dhe drejtësisë. Në një organizatë islame, një lider pritet të bëhet i ndjeshëm ndaj nevojave të tyre.

Përpjekja brenda vetvetes drejt vetë përmirësimit

Ky koncept është portretizuar më shumë preçizion nga Kur’ani. Profeti Muhammed ka folur për rëndësinë e kësaj përpjekjeje të brendshme për tu vetëpërmirësuar:

I dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtarët në botë janë në tre klasa: ata të cilët besojnë në Zot dhe të Dërguarin e Tij dhe nuk dyshojnë, por përpiqen me pasuritë e tyre dhe me personin e tyre për kauzën e Zotit: njeriu të cilin njerëzit e besojnë me pasurinë e tyre dhe personat e tyre dhe njeriun i cili, kur shfaq pangopje, largohet nga ajo për hir të Zotit, i Cili është I madhe dhe Lavdishëm”.

Dimensioni i luftës së brendshme nënkupton progresin nga imani tek ihsani dhe vazhdon më tej.

Aplikimi i konceptit të luftës me vetveten tek lidershipi

Ky princip përfshin luftën e brendshme drejt vetëpërmirësimit. Liderët dhe ndjekësit duke praktikuar këtë princip janë duke monitoruar dhe vlerësuar vazhdimisht qëllimet dhe veprat e tyre dhe duke për të përmirësuar vetveten e tyre. Ata punojnë shumë për të praktikuar atë çfarë thonë dhe i inkurajojnë të tjerët në këtë luftë për vetëpërmirësim.

Mbajtës të premtimeve

Të gjithë muslimanët, qofshin lider ose ndjekës, janë të urdhëruar të mbajnë premtimet e tyre. Ata gjithashtu nuk mund të bëjnë premtime të cilat janë joislame në natyrë.

“O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet)”. [Kur’an 5/1]

Mbajtja e fjalës është ajo që duhet ta karakterizojë myslimanin. Thyerja e fjalës është këmbë e krye një akt hipokrizie.

Aplikimi i mbajtjes së premtimit në lidership

Duke u bazuar mbi diskutimin, duke mbajtur premtimet është shumë e rëndësishme për të gjithë dhe një lider nuk është i përjashtuar nga ky princip i rëndësishëm.

Unë bleva diçka nga Profeti, paqja dhe bekimet e Zotit mbi të, përpara se të merrte shpalljen profetike dhe për shkak se i kisha borxh diçka unë i premtova që do t’ja sillja atë tek vendi i tij por harrova. Kur mu kujtua pas tre ditësh, unë shkova tek vendi dhe e gjeta atë atje. Ai më tha […] unë të kam pritur për tre ditë”. [Ebu Daud]

Tani që ne kemi diskutuar bazat për lidershipin islam, ne kemi nevojë të eksplorojmë çfarë atributesh normative i kërkohet liderëve muslimanë dhe ndjekësve.

Karakteristikat e liderëve

Karakteristikat e një lideri ndikon sjelljen e tij/të saj dhe janë të përputhshme me karakteristikat e liderëve efektivë të identifikuar nga Kouzes dhe Posner (1995). Ne tani do të flasim për katër karakteristikat e identifikuara nga këta kërkues ndaj modelit islam.

Ndershmëria: Liderët janë të konsideruar të ndershëm vetëm në atë pikë kur ” fjalët e tyre përputhen me veprat e tyre”. Ata bëjnë çfarë ata do të bëjnë. Në Kur’an, Profeti Musa, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, është vetë i titulluar si “i fortë dhe besnik” nga vashat ndërsa Profeti Jusuf, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, është i përshkruar si një i cili është i sinqertë. Njëlloj, Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, thirrej Sadik ( i sinqertë) dhe Amin (besnik) gjatë rinisë së tij.

Pse është ndershmëria dhe integriteti kaq i rëndësishëm për sa i përket liderëve? Megjithëse Kouzes dhe Posner (1987) nuk i ofrojnë lexuesit një përgjigje, islam përgjigjet. Lidershipi është më tepër sesa një kontratë ose punë; është një amanet, siç është treguar më përpara.

Aftësia: Njerëzit janë më të prirur për të ndjekur direktivat e një lideri nëse ata besojnë që ky person e din se çfarë bën. Nëse ndjekësit dyshojnë në aftësitë e liderit të tyre, ata janë më pak entuziast për të pranuar urdhrat nga ai. Siç është sugjeruar nga Hollander (1987), një lider i cili është i aftë në një situatë mund të mos jetë i aftë në një situatë tjetër. Përveç në çështjet ku ai merr një shpallje direkt nga Zoti, Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, shpesh ndiqte dhe kërkonte këshillën e shokëve të tij. Ashtu siç Rahmeni tregon: Kjo i aftësoi të gjithë njerëzit e tij të merrni pjesë në diskutim dhe të ofrojnë sugjerime dhe në këtë mënyrë gjendej zgjidhja me konsultim të përbashkët”.

Frymëzimi: Ndjekësit presin që liderat të tyre të qëndrojnë pozitiv për të ardhmen pa marrë parasysh sesa e keqe është situata. Lideri nuk duhet kurrë të dorëzohet ose të humb shpresën. Një shembull sesi një lider i frymëzon ndjekësit e tij vjen nga Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij. Pas vdekjes së Profetit, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, muslimanët ishin në dëshpërim të madh. Umari, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, ishte veçanërisht i dëshpëruar. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, e qetësoi atë dhe pastaj bëri deklaratën e mëposhtme:

“O njerëz, nëse ju keni adhuruar Muhammedin, atëhere dijeni që Muhammedi ka vdekur. Por nëse ju keni adhuruar Zotin, atëhere dijeni që Zoti jeton dhe nuk vdes kurrë”.

Durimi: Në Kur’an, Zoti qartësisht identifikon durimin si një nga karakteristikat përkufizuese të lidershipit islam.

“Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhërin Tonë udhëzojmë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur”. [Kur’an 32/24]

Me të vërtetë, si të gjithë besimtarët, një lider duhet të presë edhe të sprovohet dhe ai do të duhet të rezistojë. Shembulli i Profetit Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, dhe konvertuesve të hershëm në islam gjatë bojkotimit të muslimanëve në Mekë ilustron nevojën për durim.

Thjeshtësia: Një lider mysliman duhet të jetë i thjeshtë dhe nuk duhet kurrë ta lejojë egon e tij. Umari, Halifi i dytë, jetoi në një shtëpi të thjeshtë. Ai nuk kishte roje për sigurimin e tij personal dhe ecte rrugëve të Medinas pa shoqërues. Aliu, Zoti qoftë i kënaqur prej tij , në letrën e tij Malik el-Ashtar en-Nukeit, e inkurajon atë të qëndrojë i thjeshtë në pozitën e tij të re si guvernator i Egjiptit, dhe i shpjegon atij pse mendjemadhësia dhe arroganca duhet të shmangen.

Kurrë mos i thuaj vetes: “Unë jam Zoti i tyre, sundimtari i tyre dhe mua duhet të më binden thjeshtësisht dhe të nënshtruar. Një mendim i tillë do të ç’balancojë mendjen tuaj, do t’ju bëjë ju arrogant dhe të kotë, do t’ju dobësojë besimin tuaj në fe dhe do t’ju bëjë të kërkoni mbështetjen e çdo fuqie tjetër përveç Zotit.

Historia e mëposhtme tregon sesi Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e e Zotit qofshin mbi të, ushtroj durimin dhe thjeshtësinë kur një ndalesë ju imponua muslimanëve nga të tjerët:

Kur ne ju ankuam të dërguarit të Zotit, paqja dhe bekimet e e Zotit qofshin mbi të, për urinë dhe i ngritëm rrobat tona për të treguar se ne të gjithë mbanim një gurë në bark, i dërguari i Zoti, paqja dhe bekimet e e Zotit qofshin mbi të, ngriti rrobat dhe tregoi që ai
kishte dy gurë në barkun e tij”.

Dëshira për të kërkuar konsultim: Islami inkurajon konsultimin në të gjitha çështjet. Fraza kuranore amruhum shura bejnehum dhe zakoni i Profetit Muhammed për kërkimin dhe pranimin e kshillës, kufijtë mbi ushtrimin e fuqisë janë rregulluar nga të dyja nga Kur’ani dhe Profeti Muhammed, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të. Ashtu siç el-Barej tregon, shura luan një rol kritik në administrim dhe menaxhim, veçanërisht për sa i përket vendim marrjeve, ofron një vetëpërmbajtje mbi fuqinë dhe autoritetin administrativ të një lideri.

Karakteristikat e ndjekësve

Karakteristikat e ndjekësit janë gjithashtu një përbërës në procesin e lidershipit. Ashtu si në rastin e liderit të tyre, karakteristikat e ndjekësve mysliman ndikojnë sjelljen e tyre. Këto karakteristika korrespondojnë ndaj atyre liderëve përveç disa karakteristikave shtesë të bindjes ndaj liderit dhe dinamikës së pasimit ose ndjekjes.

Bindja: Në të gjitha kohërat, lideri duhet që ndjekësit ti binden. Ibën Umari ka transmetuar se i dërguari i Zotit, paqja dhe bekimet e e Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Dëgjimi dhe bindja janë detyra të një myslimani, në të dyja rastet kur atij i pëlqen dhe kur atij nuk i pëlqen”. Ashtu siç Muhammed Asad pohon, pasi një lider të jetë emëruar, ai duhet “t’i jepet betimi dhe aleanca nga komuniteti”. Si rezultat, të dy edhe maxhoranca e cila ka votur për të ashtu edhe minoranca e cila ka votuar kundër tij tani duhet t’i japin betimin dhe aleancën. Islami e konsideron bindjen ndaj liderit aq të rëndësishme sa e shikon çdo pabindshmëri si seriozisht të keqe me përjashtim të disa rrethanave të veçanta.

Dinamika e ndjekjes: Megjithëse islami thekson që ndjekësit duhet t’i përmbahen direktivave të liderit të tyre, kjo nuk përfshin bindjen e verbërt. Në një rast, Umari, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, sugjeroi sasinë e mehrit (pajës) që duhet të vendoset në kohën e ceremonisë martesore. Çfarë ai ka thënë nuk ishte në përputhje me principin islam. Një zonjë menjëherë u ngrit dhe tha: “O Umar, frikësoju Zotit”. Me ta dëgjuar argumentin e saktë të saj nga Kur’ani, Umari, Zoti qoftë i kënaqur prej tij, kuptoi gabimin tij dhe tha: “Zonja ka të drejtë dhe lideri i Muslimanëve e ka gabim”. Sjellja e Umarit ilustron qartësisht që ndjekësit në islam nuk qëndrojnë pasivë nëse lideri i tyre gabon.

Përfundim

Modeli islam i lidershipit thekson huluk-in ose sjelljen etike të drejtë ndaj të gjithë muslimanëve dhe jomuslimanëve. Thellësisht i vendosur në besimin e tij në Zot dhe i kujdesshëm për rolin e tij si besnik, një lider mysliman është i supozuar se të jetë i drejtë, të sillet me drejtësi, të përpiqet të vetëpërmirësohet dhe kurrë të mos e thyej fjalën e tij. Ai konsultohet me të tjerë veçanërisht në zona ku ai nuk është i aftë. Ai supozohet t’i përballojë me durim vështirësitë dhe të qëndrojë gjithmonë i thjeshtë.

 

Refik Beekun, Ph. D., Profesor i menaxhimit dhe strategjisë, Universiteti i Nevadas.
Xhemal Badaui, Ph. D., Profesor i menaxhimit në Universitetin e St. Mary, Kanada.
Përktheu Ardit Kraja

Bibliografia


 

Abu Dawud. “Sunan” in Winalim. USA: ISL Software Corporation, Release 4, 1996.
Al-Buraey, Muhammad. Administrative Development: An Islamic Perspective. London, UK: KPI, 1985.

Ali, Abdullah Yusuf. The Holy Qur’an: Text, Translation and Commentary. Brentwood, MD: Amana Corporation, 1989.

Barboza, S. American Jihad: Islam after Malcolm X. New York: Doubleday, 1994.

Behzadnia, A. and Denny, S. To the Commander in Chief: From Imam Ali to Malik-E-Ashter, 1981.

Faqih, I. Glimpses Of Islamic History. Delhi, India: Adam Publishers and Distributors, 1988.

French, J. R. P. and Raven, B. The bases of social power. In Dorwin Cartwright, ed. Studies InSocial Power. Ann Arbor, Mich.: University of Michigan, 1959, 150-167.
Robert K. Greenleaf, The Servant as Leader (Indianapolis, IN: Greenleaf Center for Servant-Leadership, 1970.

Haykal, M. H. The Life Of Muhammad (saw). Indianapolis: IN, American Trust Publications, 1976.

Hollander, E. P. Leadership Dynamics. New York: Free Press, 1978.

Islamic Scholar Software. Mishkat Al-Masabih. South Africa: Johannesburg: Par Excellence Computers, 1996.

Islamic Scholar Software. Sahih Bukhari. South Africa: Johannesburg: Par Excellence Computers, 1996.

Islamic Scholar Software. Sahih Muslim. South Africa: Johannesburg: Par Excellence Computers, 1996.

Jabnoun, N. Islam and Management. Kuala Lumpur, Malaysia: Institut Kajian Dasar, 1994.

Kasule, Sr. , Omar H. “Leadership Module. General Theme: Leadership. Workshop 1.” In MuslimLeaders’ Forum 98 Handbook. Kuala Lumpur, Malaysia: IIIU, Malaysia, 1998.

Kouzes, J. and Posner, B. The Leadership Challenge: How To Get Extraordinary Things Done In Organizations. San Francisco: Jossey- Bass, 1995.

Maudoodi, Sayyid, Abu A’la. The Islamic Movement: Dynamics of Values, Power and Change.Edited by Khurram Murad. Leicester, UK: The Islamic Foundation, 1991.

McCall, Jr., M. Power, influence, and authority: The hazards of carrying a sword. Technical Report. Greensboro, NC: Center for Creative Leadership, 1978.

Rahman, A. Muhammad As A Military Leader. Lahore, Pakistan: Islamic Publications, 1990.

Safi, Louay. Leadership and subordination: An Islamic perspective. American Journal of Islamic Social Sciences, Summer 1995, vol. 12, 2204-223.

Schriescheim, C. A., Tolliver, J. M. and Behling, O. C. Leadership theory: Some implications for Managers. MSU Topics, Summer 1978, (26): 35.

Shibli-Nu’mani, Shamsul `Ulama A. Omar the Great: The Second Caliph of Islam. Translated by Maulana Zafar Ali Khan. Pakistan: Lahore, Sh. Muhammad Ashraf, 1957.
Umar-ud-din, Muhammad. The Ethical Philosophy of Al-Ghazzali. Lahore, Pakistan: Sh. Muhammad Ashraf, 1991.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit