22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Prejardhja – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Njohja e prejardhjes përcakton vizionin për të ardhmen dhe kushtëzon sjelljen e së tashmes.

Ai që beson qartësisht se vjen nga Zoti dhe tek Ai do të kthehet, se trupi i tij është krijuar nga dheu dhe tek ai do të rikthehet, e ndërton jetën me përgjegjësinë e besimtarit, mes kësaj prejardhjeje modeste dhe këtij përfundimi kuptimplotë.

Ndërsa ai që beson se vjen nga evolucioni i rastësishëm i asgjësë dhe shkon drejt asgjësë, e ndërton jetën ose duke iu dorëzuar fatalizmit të asgjësë, duke kënaqur sa të mundet instinktet e tij për kohën që jeton, ose duke u përpjekur të evoluojë drejt përjetësimit të instinkteve që rastësia i ka falur.

I pari, nën barrën e përgjegjësisë së llogarisë, e ndërton jetën e tij mbi virtyte dhe parime morale të përhershme, edhe pse jo rrallë qëllon që të gabojë dhe devijojë.

Ndërsa i dyti e ndërton jetën me peshën e ankthit, për të mos humbur asnjë çast kënaqësie dhe mbi asnjë virtyt dhe parim të përhershëm, edhe pse jo rrallë qëllon të sillet si i moralshëm dhe i virtytshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit