10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Siri – Turkmenët do të vazhdojnë përpjekjen e armatosur bashkë me opozitarët kundër Asadit

Më të lexuarat

Anëtari i Komitetit Organizativ të Platformës Turkmene të Sirisë, Dr. Muhamed Xhern në një deklaratë për mediat tha se përpjekjen e armatosur do ta vazhdojnë bashkë me opozitarët deri në rrëzimin e regjimit të Esadit.

Xhern cilësoi se krijimi i Këshillit Turkmen është rruga më e mirë e përfaqësimit të turkmenëve, ndërsa shtoi se do të vazhdojnë kryengritjen e armatosur në emër të dhënies fund krimeve sistematike dhe rrënimit që kryhen nga regjimi sot në Siri.

Këshilli Turkmen është krijuar për të mbrojtur të drejtat e turkmenëve dhe për të marrë vendime të përbashkëta mbi problemet në rajon, u shpreh Xhern. “Objektivi që i kemi vendosur vetes është të vazhdojmë luftën e armatosur bashkë me opozitarët deri në rrëzimin e regjimit të Esadit. Lufta që po bëjmë bashkë me forcat opozitare kundër regjimit 40-vjeçar të Esadit, një regjim i mbushur me padrejtësi dhe tirani, ka nisur të japë frutat e para. Kur të jetë rrëzuar regjimi do të punojmë bashkë me vëllezërit tanë siriane për rindërtimin e vendit”, shtoi ai.

Ndërkaq turkmenët e Sirisë të premten, më 29 mars, do të mblidhen në Ankara për të biseduar mbi zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Turkmene dhe përpjekjen e armatosur kundër regjimit në Siri.

Në këtë mbledhe do të marrin pjesë 360 delegatë, përfaqësues të Koalicionit Kombëtar Sirian dhe nga Koalicioni Kombëtar i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë. Mbledhjet do të zgjasin tre ditë dhe delegatët do të zgjedhin 35 anëtarët e Asamblesë Turkmene. Mbledhja e parë ishte mbajtur në janar të këtij viti.

Pavarësisht se numri i saktë nuk dihet, mendohet që në Siri jetojnë rreth 3,5 milionë turkmenë./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit