1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

PRO FAMILJES, KUNDËR PERVERSITETIT!

Më të lexuarat

Familja është i vetmi institucion që ofron dashuri dhe mëshirë mes anëtarëve të saj, duke realizuar kështu ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe plot vlera.

Allahu thotë në Kuran:

“Dhe nga faktet e madhërisë së Tij është se për të mirën tuaj, krijoi nga vetë ju bashkëshorte në mënyrë që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këto ka argumente për njerëzit që dinë të mendojnë”. Er Rum: 21.

Familja është tulla e parë në themelimin dhe ndërtimin e shoqërisë.

Masa e cila mat forcën apo dobësinë e shoqërisë është pikërisht familja. Nëse familja është e fortë edhe shoqëria do të jetë e tillë.

Familja është institucioni me anë të së cilës Allahu ka vendosur vazhdueshmërinë e racës njerëzore.

Familja është rrjeti më i fuqishëm i marrëdhënieve njerëzore që mund t’u këshillohet njerëzve të zgjedhin. Ky rrjet është në gjendje të shërbejë si një mburojë duke mbuluar anëtarët e tij dhe ofruar atyre një strehë të sigurt.

Allahu thotë: “Dhe Allahu krijoi çiftin, burrin dhe gruan”. En Nexhm, 45.

“Dhe prej çdo gjëje ne krijuam çiftin në mënyrë që ju të meditoni”. Dharijat, 49.

Familja përbëhet nga një mashkull dhe një femër prej të cilëve do të vinë pasardhës, në një ambient të rrethuar plot dashuri dhe mëshirë. Kjo është pikërisht natyrshmëria të cilën ia ka përcaktuar Zoti, kështu që është e pamundur konceptimi i familjes jashtë kësaj natyrshmërie, madje ai që përpiqet ta ndryshojë është çmendur dhe ka lajthitur.

Familja është baza e suksesit dhe është institucioni i parë ku njeriu ndihet pjesë e saj pa asnjë rezervë.
Familja është një margaritar i çmuar të cilin duhet ta ruajmë nga çdo rrezik që e kanos prishjen, përdhosjen apo shpërbërjen e saj.

Familja promovon vlera, ajo është pasuri e pazëvendësueshme e cila duhet të mbrohet me ligj.

Për fat të keq sot familja është lënë në harresë!

Ekstremi i sotshëm vjen pikërisht te ata që duan të promovojnë homoseksualizmin, lesbiket, transgjinorët e të ngjashme si këta mostra si një vlerë e cila do të konkurrojë familjen.

Këta nuk janë bërthamë e shëndetshme (ato janë helm toksik), as nuk mund të sjellin fëmijë, -sepse fëmijët vinë nga kontakti një mashkulli e një femre-, as nuk mund t’i edukojnë ata; madje ata nuk mund ta zhvillojnë shoqërinë, përkundrazi, ata janë pikërisht fillimi i shkatërrimit të familjes dhe shoqërisë.

Duhet të jemi të gjithë bashkë për mbrojtjen e familjes, për mbrojtjen e shoqërisë!

Bledar Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit