8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Prizren, arrestohet një zyrtar policor për ryshfet

Më të lexuarat

Ditë më herët hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës nga Departamenti i Hetimeve, kanë pranuar një informatë nga qytetarët për dyshimet për implikimin e një zyrtari policor të stacionit policor të Prizrenit në keqpërdorimin e detyrës zyrtare – marrje të ryshfetit.

Zyrtarët e IPK-së, pas pranimit të informatës, kanë kontaktuar me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, me autorizimin e të cilit është iniciuar procedura hetimore.

Pas grumbullimit të informatave përmes rrugëve operative hetimore, duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit me autorizim të prokurorit përkatës, të enjten mbrëma rreth orës 19:00, hetuesit e IPK-së e kanë arrestuar zyrtarin policor (hetues) të stacionit policor të Prizrenit, me dyshimin e bazuar se ai ka kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të rregullta gjyqësore dhe i njëjti është suspenduar deri në përfundimin e procedurës hetimore.

Operacione të ngjashme si ky që është realizuar mbrëmë tregojnë angazhimet e Inspektoratit Policor të Kosovës që përmes ushtrimit të veprimtarive të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara, thuhet në njoftimin e Deparamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit