Çfarë do të ndodhte nëse nisë lufta në Gadishullin Korean? (Video)

0
39

Çfarë do të ndodhte nëse Koreja e Veriut fillon luftën? Pas acarimit të marrëdhënieve në Gadishullin Korean, kjo është çështja së cilës rëndësi të madhe po i kushtojnë analistët amerikanë.

Kim Jong-Un, lideri i ri i Koresë së Veriut, ka kërcënuar me sulme Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Ekspertët e sigurisë besojnë se Koreja e Veriut nuk ka fuqi balistike për të bërë një sulm të drejtpërdrejtë në Amerikë, por paralajmërojnë se rreziku i konfliktit duhet të merret seriozisht.

Shanset janë që gjithçka të jetë një blof, pra që Kim Jong-Un dëshiron të bëhet një udhëheqës i fortë dhe vendimtar në sytë e gjeneralëve dhe të popullit të tij. Por, siç ka thënë Leon Paneta – ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes – në një intervistë për CNBC: “Bota e jashtme nuk është në detaje e informuar me zhvillimet në Korenë e Veriut”.

Çfarë do të ndodhte nëse Koreja e Veriut vërtet vendos për të sulmuar fqinjët jugor? Sipas simulimeve dhe parashikimeve të televizioneve amerikane NBC dhe CNN, faza e parë do të jetë një sulm tokësor me mbështetjen e artilerisë. Ushtria e Koresë së Veriut, megjithatë, ka afro 1.1 milion trupa, që është gati gjysmë më shumë se 690.000 trupa në dispozicion të Koresë së Jugut.

Pos që ka këmbësori më të madhe, Koreja e Veriut ka shumë më shumë tanke, pajisje artilerie, aeroplanë, anije, raketa… Por, arsenali i Koresë së Veriut është mjaft i vjetruar në krahasim me armët që ka Koreja e Jugut. Shumica e armëve të Koresë së Veriut datojnë nga koha e aleancës me BRSS,-në derisa Koreja e Jugut, fal amerikanëve, ka armë më moderne dhe më shkatërrimtare.

Po ashtu, duhet të theksohet se ushtria e Koresë së Veriut nuk do ta ketë të lehtë të depërtojë në territorin e fqinjit jugor. Sepse, së pari duhet të kalojnë nëpër të ashtuquajturën “Zonë e çmilitarizuar”, që shtrihet në mes të dy vendeve, dhe të cilën e sigurojnë rreth 28 mijë trupa të armatosura amerikane.

Në rast se një konflikt do të ndodhte, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen menjëherë me sulmet ajrore. Objektivi i parë do të jetë artileria e Koresë së Veriut përgjatë kufirit, pas së cilës do të merret kontrolli i hapësirës ajrore, me çka do të goditen caqet brenda Koresë së Veriut.

Është dilemë e madhe nëse në këtë rast do të kundërshtonte Kina, një nga aleatët e fundit të Koresë së Veriut. Forca ushtarake kineze nuk është e nevojshme të theksohet: ushtria kineze ka më shumë se 2.3 milionë ushtarë. Megjithatë, analistët besojnë se Kina nuk është gati për të shkuar në luftë për shkak të Koresë së Veriut, meqë ata janë të vetëdijshëm se kjo mund të çojë në një konflikt me amerikanët, gjë e cila ndoshta në fund rezulton me luftë bërthamore.

Siç mund ta shikoni nga videoja, Koreja e Veriut në konflikt klasik ushtarak kundër fqinjit jugor ka pak shanse. Nëse lufta vërtet do të fillonte, nuk ka asnjë dyshim se Koreja e Veriut shpejt do të ndërmerrte masa të dëshpëruara, siç është përdorimi i të ashtuquajturave “armë të shkatërrimit në masë”.

Sipas vlerësimeve nga Qendra franceze për Studime dhe Hulumtime Ndërkombëtare, Koreja e Veriut ka rezervat më të madh në botë të armëve kimike dhe biologjike. Për gjendjen e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut nuk ka asnjë informacion të saktë. Por, amerikanët besojnë se Koreja e Veriut ka dhjetëra mbushje bërthamore, të cilat mund të godasin objektivat në Korenë e Jugut dhe në Japoni, si dhe gjithë Paqësorin e Veriut. /kohaislame

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/oWDAJHOOcow” frameborder=”0″ allowfullscreen]