1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Prishje në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, mbesin pa energji elektrike mbi 15 milionë banorë

Më të lexuarat

Një prishje e madhe në rrjetin energjetik në Amerikën Qendrore, ka bërë që mbrëmë të mbesin pa energji elektrike mbi 15 milionë banorë, e më së rëndi janë prekur Hondurasi dhe Nikaragua, shkruan Reuters.

Problemi në lidhjen rajonale la një pjesë të Hondurasit dhe Nikaraguas në errësirë të plotë, e operatori i rrjetit të energjisë EOR, ka njoftuar se ndërprerja ka filluar mbrëmë pas orës 1 – e shkaku i kësaj avarie ende nuk është bërë i ditur, transmeton Telegrafi.

Sipas një kumtese është bërë e ditur se përdorimi i energjisë elektrike ka rënë nga 8.300 megavat në vetëm 2.400 në mbarë rajonin, duke përjashtuar Panamanë dhe Kosta Rikën, që pjesa më e madhe e tyre nuk u prek fare nga kjo prishje.

EOR ofron shërbime për rreth 47 milionë njerëz në Amerikën Qendrore, nga Panamaja deri të Guatemala – e 15 milionë prej tyre janë prekur nga kjo prishje.

Si rezultat i kësaj avarie ka ardhur deri te një sërë aksidentesh, pasi që semaforët nuk punonin fare. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit