8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut dorëzohet në polici

Më të lexuarat

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, është dorëzuar në polici për të filluar vuajtjen e një dënimi me burg me 15-muaj, për shpërfillje të gjykatës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ai u pranua të mërkurën në Qendrën Korrektuese Estcourt në provincën e tij të lindjes, KwaZulu-Natal.

Policia kishte paralajmëruar se ishin të gatshëm ta arrestonin nëse nuk dorëzohej deri në mesnatë.

Ish-presidentit, 79-vjeçar, iu shqiptua dënimi javën e kaluar pasi ai nuk arriti të merrte pjesë në një hetim korrupsioni.

Dënimi nxiti një dramë të paparë ligjore në Afrikën e Jugut, e cila nuk ka parë kurrë më parë, një ish-president të burgosur.

Zuma u dënua më 29 qershor për kundërshtimin e një udhëzimi për të dhënë prova në një hetim për korrupsionin gjatë nëntë viteve të tij në pushtet. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit