Specialisti për Krimin Kompjuterik në Policinë e Shtetit, Artan Dashi pohon se në vendin tonë kanë nisur që pedofilët të veprojnë online. Në një intervistë për televizionin Ora News, Dashi deklaroi se vazhdimisht ka denoncime për adresa të dyshimta.
“Po, ka pedofil online në Shqipëri. Ka pasur dhe ndalime në 2014- 2015 kur janë ndaluar dy pedofilë, por këto nuk kanë qenë rastet e vetme që janë identifikuar nga ana jonë. Në bashkëpunim me Interpol dhe Europol na vijnë vazhdimisht linqe dhe adresa, IP, apo adresa të emaileve të personave të caktuar për të cilët ne bëjmë verifikimet tona”, është shprehur specialisti.
Padyshim apeli i parë shkon për prindërit që të tregohen më të kujdeshëm me mënyrën sesi fëmijët e shpenzojnë kohën e tyre të lirë në internet.
Nëse verejnë simptoma të cuditshme tek ata nuk duhet të ngurrojnë të këshillohen me mjekë apo psikologë