4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Prifti ortodoks e katolik që hyri në Islam, tregon udhëtimin e tij

Më të lexuarat

Fr. Hilarion Heagy ish prift ortodoks e pastaj prift katolik tanimë musliman me emrin Said Abdul Latif shkruan në blogun e tij rreth udhëtimit të tij drejt Islamit.

Dhe ja ku jam. Duke u kthyer në Lindje. Kthimi tek origjina. Kthimi tek Fillimet. Kthimi në shtëpinë time. ‘Identiteti im fillestar (primordial)’.
La ilahe illa ‘llah, Muhamedun-Resulullah.
Ky ishte një kalim drejt së panjohurës për mua. Një udhëtim në shkretëtirë. Siç i tha Zoti Abrahamit në Tanak: “Lëre vendin tënd, të afërmit e tu dhe familjen e atit tënd dhe shko në tokën që do të të tregoj”. Si një prift më i ri, i moshës së mesme, jeta ime deri në këtë pikë u vendos. Kam pasur një karrierë ‘premtuese’ si prift. Isha shumë i pëlqyer. I arsimuar mirë. Gjithçka, me të gjitha llogaritë, po shkonte ‘në rregull’. Megjithatë, bindjet e mia të brendshme kanë ndryshuar. Pjekuri? Ndoshta. Por një farë e mbjellë vite më parë lulëzoi tanimë e plotë.
La ilahe illa ‘llah, Muhamedun-Resulullah.
Unë me të vërtetë nuk kisha zgjidhje. “Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë… dhe atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që ta devijojë.”

Në internet pati reagime të shumta rreth kësaj ngjarje.

Ps. Të bëjmë lutje (dua) për të pasi ai gjendet tani nën lupën e kritikave në internet

/mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit