7.5 C
Pristina
Saturday, March 2, 2024

Dialogu me Serbinë, Kurti: Kosova është konstruktive – njohje reciproke në thelb dhe reciprocitet si princip

Më të lexuarat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe parimore në dialogun me Serbinë të zhvilluar në Bruksel.

Kurti këto deklarata i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimit në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëpritur pritur emisarët specialë nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ”, tha kryeministri, raporton Telegrafi.

Ai më tej u shpreh se dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë është dialog për statusin e marrëdhënieve, ndërkaq sipas tij statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë.

“Pra njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i vendit duke pasqyruar punën që sipas tij ka bërë Qeveria e Kosovës dhe me krizat që janë përballur, tha se nga janari i vitit 2024 presin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ashtu siç është premtuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit