0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Presidenti palestinez mirëpret marrëveshjen e pauzës humanitare në Gaza

Më të lexuarat

“Ne e vlerësojmë përpjekjen e Katarit dhe Egjiptit që është bërë dhe ripërtërijmë thirrjen për një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit kundër popullit palestinez”, tha Al-Sheikh

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka përshëndetur marrëveshjen për pauzë humanitare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Hussein Al-Sheikh, në një deklaratë me shkrim tha se “presidenti Abbas dhe lidershipi mirëpresin marrëveshjen e armëpushimit humanitar”.

“Ne e vlerësojmë përpjekjen e Katarit dhe Egjiptit që është bërë dhe ripërtërijmë thirrjen për një ndërprerje gjithëpërfshirëse të agresionit izraelit kundër popullit palestinez, futjen e ndihmës humanitare dhe zbatimin e një zgjidhjeje politike të bazuar në legjitimitetin ndërkombëtar për t’i dhënë fund okupimit dhe që populli palestinez të fitojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e tij”, tha Al-Sheikh.

Mbrëmë, Izraeli dhe Hamasi njoftuan një marrëveshje armëpushimi për pengjet, sipas të cilës 50 izraelitë të mbajtur nga Hamasi do të lirohen në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite.

Marrëveshja gjithashtu përfshin një pauzë 4-ditore në luftime dhe hyrjen në Gaza të 300 kamionëve me ndihma humanitare, përfshirë karburant. Marrëveshje lejon zgjatje të pauzës dhe lirimin e mundshëm të më shumë fëmijëve dhe grave të mbajtura nga të dyja palët.

Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë po mbahen nga Hamasi pas sulmit ndërkufitar të grupit palestinez më 7 tetor.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë mbi 14.128 palestinezë, përfshirë 5.840 fëmijë dhe 3.920 gra.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, gjithashtu janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, numri zyrtar i vdekjeve izraelitë është rreth 1.200.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit