1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti Erdoğan mesazh urimi për Kurban Bajramin

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan, ka kërkuar që të gjithë të kryejnë lutje kryesisht për rajonin Arakan dhe për të gjithë të dobëtit, të gjithë muslimanët që persekutohen kudo qofshin ato në botë

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë vlerësimin se “Ne e dimë se populli ynë i dashur nuk do ti përulet kurrë as organizatave terroriste as edhe qarqeve të errëta që i përdorin ato si mashë. Ne me demokracinë, ekonominë, politikën tonë të jashtme do të vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë deri kur vendin tonë ta lartësojmë duke e ngritur mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar duke iu uruar Kurban Bajramin qytetarëve, Erdoğan ka uruar që Bajrami të sjellë mirësi për të gjithë familjet, popullin, botën islame dhe të gjithë njerëzimin dhe që ai të jetë i dobishëm në tejkalimin e vështirësive.

“Uroj shëndet për veteranët dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të gjithë dëshmorët që kanë sakrifikuar jetën e tyre që këto territore të jenë atdheu ynë, që ezanet mos të ndalen dhe flamuri të valëvitet. Iu uroj suksese gjithashtu të gjithë forcave tona të sigurisë që ndodhen në krye të detyrës në luftën kundër terrorizmit dhe në operacionet përtej kufijve. Në përpjekjet në rrugën një popull, një flamur, një atdhe, një shtet ne jemi në mbrojtje të trashëgimisë të cilën paraardhësit tanë na e kanë dorëzuar si amanet dhe që ne do t‘ia dorëzojmë fëmijëve tanë. Ne e dimë se populli ynë i dashur nuk do ti përulet kurrë as organizatave terroriste as edhe qarqeve të errëta që i përdorin ato si mashë. Ne me demokracinë, ekonominë, politikën tonë të jashtme do të vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë deri kur vendin tonë ta lartësojmë duke e ngritur mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore. Në kuadër të objektivave 2023 vendin tonë do ta bëjmë një prej 10 ekonomive më të mëdha në botë; do të vendosim nivelin e mirëqenies dhe qetësisë për të cilën i kemi premtuar popullit tonë. Mjafton që të jemi një, të jemi madhorë, të jemi të gjallë, të jemi vëllezër, së bashku të jemi një Turqi. Gjithashtu me këtë rast uroj që nga Allahu që të jenë të pranuara adhurimet e vëllezërve tanë që po përmbushin obligimin e Haxhit në vendet e shenjta”, thuhet në mesazhin e presidentit të Turqisë.

Ndër të tjera presidenti Erdoğan, ka kërkuar që të gjithë të kryejnë lutje kryesisht për rajonin Arakan dhe për të gjithë të dobëtit, të gjithë muslimanët që persekutohen kudo qofshin ato në botë.

Më tej duke paralajmëruar drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm gjatë vizitave me rastin e Bajramit, Erdoğan, tha se “Është i mundur rikuperimi i kohës së humbur në udhëtim, por është e pamundur rikuperimi i jetëve dhe i dhimbjeve të vuajtura.”

“Me ndjenjat e mia më të përzemërta, me shpresën që ai të përjetohet në mënyrën më të mirë në të gjithë zemrat dhe familjet tuaja ju uroj gëzuar Kurban Bajramin; Uroj shëndet dhe mirëqenie nga Allahu për ju, për të dashurit tuaj, dhe të gjithë popullin tonë”, është shprehur Erdoğan në mesazhin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit