17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Institucionet dhe organizatat gati për shpërndarjen e kurbaneve

Më të lexuarat

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), dhe shumë institucione dhe shoqata të ndryshme mbërritën në shtetet e Ballkanit për prerjen dhe shpërndarjen e kurbaneve për familjet në nevojë

SHKUP (AA) – Përfunduan përgatitjet e institucioneve dhe organizatave për prerjen dhe shpërndarjen e kurbaneve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Institucionet nga Turqia siç janë Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV), dhe shumë institucione dhe shoqata të ndryshme mbërritën në shtetet e Ballkanit për prerjen dhe shpërndarjen e kurbaneve për familjet në nevojë.

TDV këtë vit në gjithë Ballkanin do të bëjë prerjen dhe shpërndarjen e 9.350 pjesëve të kurbanit. Në Maqedoni do të prehen dhe shpërndahen 177 kurbane ose 1.239 pjesë, të cilat do të shpërndahen për familjet në nevojë në pjesën lindore të vendit.

TDV gjithashtu do të bëjë shpërndarje të kurbaneve edhe në Shqipëri, ku në Tiranë do të dhurohen kurbanë për 1.800 familje, si dhe në Shkodër për 1.500 familje. Ndërsa në Kosovë do të shpërndahen 200 kurbanë, të cilat do të shpërndahen në Mamushë, Viti, Malishevë dhe Dragash.

Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke është ndër institucionet që do të bëjnë shpërndarjen e kurbaneve në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë.

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë planifikon që në Maqedoni të bëjë shpërndarjen e 2.100 pjesëve të kurbanit, në Shqipëri pako të kurbanit për 12 mijë familje, si dhe në Kosovë 1.400 pjesë me të cilin synohet të ndihmohen 10 mijë persona në 14 qytetet e vendit.

Në shpërndarjen e kurbaneve në Maqedoni do të marrë pjesë kryetari i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Dr. Kerem Kınık.

Fondacioni Humanitar Turk për të Drejta dhe Liri të Njeriut (IHH) shpërndan kurbane për 900 persona në rrethin e Tiranës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit