-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Presidenti Erdogan iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve para vizitës në Indi

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se përqindja e shënuar në pjesëmarrje në referendumin popullor në Turqi nuk është parë askund në botë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se përqindja e shënuar në pjesëmarrje në referendumin popullor në Turqi nuk është parë askund në botë.

Presidenti Erdogan para vizitës së tij në Indi dha një reportazh për kanalin televizivi të Indisë, WION ku i bëri një vlerësim rendit të ditës dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke tërhequr vëmendjen në pjesëmarrje të lartë në referendumin popullor të mbajtur më 16 prill, Erdogan tha se me pjesëmarrje në nivel 85% Turqia i dha një mësim të mirë të demokracisë botës e posaçërisht Evropës.

Presidenti Erdogan preku edhe në problemin që jetohet në lidhje me Xhamu Kashmir në kufirin me Pakistanin, ndërsa shprehu kënaqësinë nga avancimi nga dita në ditë të marrëdhënieve mes Paksitanit dhe Indisë.

Erdogan tha se nëse është e nevojshme Turqia do të mund të ndërmjetësoj në çështjen e Kashmirit, ndërsa shtoi se zgjidhja e këtij problemi me anë të dialogut do të jetë shumë më e dobishme për të dyja vendet.

Kreu i shtetit turk tërhoqi vëmendjen se India ende nuk është bërë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa vijoi duke thënë se “Bota është më e madhe se pesë. Në ditën kur teza ime në lidhje me Organizatën e Kombeve të Bashkuara pranohet në botë do të vijë dita kur edhe India do të zë vendin e saj në mesin e anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit”.

Në përgjigje të pyetjes për përkufizimin e laicizmit, Presidenti Erdogan tha se laicizmi zbatohet gabimisht në Evropë dhe anglosaksoni, sepse aty individët përjashtohen për shkak të besimeve të tyre.

“Për ne laicizmi është marrja nën garancë të shtetit të besimit të të gjitha grupeve fetare. Çdo njeri duhet të jetë në gjendje për ta jetuar besimin e tij ashtu si e beson”, deklaroi Erdogan.

Duke e bërë të ditur se shamia e kokës është kërkesë e besimit që duhet të përmbushet nga ana e myslimanit, Presidenti Erdogan tha se ndërkohë që në Turqi nuk ndërhyhet ndaj asnjë grupi fetar, në botën perëndimore kohëve të fundit ka filluar të përhapet një armiqësi ndaj myslimanëve e cila u përshkallëzua deri në zjarrvënie në xhami.

Ndërkaq në lidhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Erdogan tha se Evropa nuk është e sinqertë ndaj Turqisë.

Ai tha se rrethet të cilat bëjnë klasifikime në lidhje me lirinë e shprehjes dhe medias në mbarë botën veprojnë në baza politike dhe të mënyrë të gabuar, prandaj nuk janë edhe të besueshme.

Presidenti nënvizoi se organizata terroriste gyleniste FETO ka një organizim serioz në Indi, ndërsa shtoi se e kanë paralajmëruar qeverinë e Indisë për të marr masat e duhura.

Erdogan shtoi se armiku më i madh i Turqisë është organizata terroriste gyleniste FETO.

Ndërkaq lufta të cilën e zhvillon Turqia ndaj DAESH-it nuk e bënë asnjë vend tjetër, deklaroi Presidenti Edogan, ndërsa shtoi se edhe lufta kundër PYD-së, fraksionit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, është duke vazhduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit