10.3 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Periudha e re në historinë politike të Turqisë fillon më 2 maj

Më të lexuarat

Organet zyrtare të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Komiteti Ekzekutiv Qendror dhe Komiteti Ekzekutiv dhe Vendimmarrës do të mblidhen më datën 1 maj ku do ti dërgojnë ftesë Presidentit Erdogan për anëtarësim në parti.

Ndërkaq të martën më 2 maj Presidenti Erdogan pas 33 muajve do të bëhet sërish anëtarë i Partisë AK.

Pas anëtarësimit të Erdogan-it do të filloj edhe procesi i kongresit.

Në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet më 21 maj do të përcaktohet edhe forma e re e udhëheqjes së Partisë AK.

Pritet që pas risive në parti, Presidenti Erdogan të bëjë edhe ndryshime në kabinet.

Ndërkohë që vazhdojnë punimet brenda Partisë AK edhe kuvendin e pret një agjendë e ngjeshur.

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të zhvilloj punimet për përshtatjen e ligjeve në kuadër të ndryshimeve kushtetuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit