10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Szijjarto: Brukseli duhet të kuptojë urgjentisht që siguria e BE-së fillon nga Turqia

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi të shtunën paradite se siguria e Bashkimit Evropian fillon nga Turqia…

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi të shtunën paradite se siguria e Bashkimit Evropian fillon nga Turqia.

Peter Szijjarto tha në një intervistë për agjencinë hungareze të lajmeve (MTI), pas kthimit të tij nga takimi joformal i ministrave të Jashtëm të BE-së në kryeqytetin maltez, se Hungaria respekton rezultatin e referendumit për ndryshime kushtetuese, mbajtur më 16 prill në Turqi.

Duke tërhequr vëmendjen mbi atë se vetëm turqit mund të marrin një vendim për një zhvillim të çfarëdoshëm që ka të bëjë me Turqinë, shefi i diplomacisë hungareze theksoi se Brukseli duhet të heqë dorë nga kritikat e vazhdueshme për Ankaranë dhe të vijojë dialogun. Ai tha se kjo është e domosdoshme jo vetëm për shkaqet ekonomike, por edhe për sigurinë e BE-së në të njëjtën kohë.

“Brukseli duhet të kuptojë urgjentisht që siguria fillon me stabilitetin e Turqisë, sidomos pasi BE-ja i kërkoi Turqisë që të ndalojë fluksin e refugjatëve në këmbim të 3 miliardë eurove. Nëse stabiliteti i Turqisë tronditet, atëherë zbatimi i marrëveshjes mund të përballet me vështirësi/probleme serioze dhe miliona refugjatë nga Turqia mund t’i drejtohen rrugës së Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi ai.

“Nëse një fluks refugjatësh do të niste nga Turqia, atëherë ai do të mbërrinte brenda një kohe mjaft të shkurtër në kufijtë jugorë të Hungarisë pa u përballur me asnjë rezistencë. Kritikat e vazhdueshme ndaj Turqisë vënë në rrezik marrëveshjen BE-Turqi”, shtoi ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit