-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Presidenti Erdoğan diskuton me kryeministrin britanik çështjen Izrael-Palestinë

Më të lexuarat

Presidenti Erdoğan gjithashtu theksoi rëndësinë që të kujtohen premtimet e dhëna që nuk janë mbajtur ndaj Palestinës ndër vite, si dhe nevojën për të bërë gjënë e nevojshme në vend të hapave nxitës që thellojnë krizën.

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak, transmeton Anadolu.

Kryesia e komunikimeve e Presidencës turke, në një postim nga llogaria në median sociale, njoftoi se në bisedë u diskutua pika ku kanë arritur konfliktet Izrael-Palestinë, politikat që duhet të ndiqen për ndërtimin e paqes në rajon dhe masat urgjente për zgjidhjen e krizës së rëndë humanitare.

Presidenti Erdoğan në bisedë tha se Türkiye thekson se kryesisht vendet perëndimore dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime efektive kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut në Gaza.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë që të kujtohen premtimet e dhëna që nuk janë mbajtur ndaj Palestinës ndër vite, si dhe nevojën për të bërë gjënë e nevojshme në vend të hapave nxitës që thellojnë krizën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit