13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Amnesty International: Nuk ka vend të sigurt për civilët në Gaza

Më të lexuarat

“Civilët në Gaza nuk kanë asnjë vend të sigurt ku të shkojnë. Ata kanë frikë se do të vdesin nëse largohen apo nuk largohen”, thuhet në deklaratën e Amnesty International

Lidhur me sulmin e kryer në “rrugën e sigurt” kundër kolonës së palestinezëve që donin të largoheshin nga veriu i Gazës, Organizata Amnesty International tha se “ky është një shembull tjetër i pamëshirshëm se civilët në Gaza nuk kanë asnjë vend të sigurt ku të shkojnë”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria X e organizatës me qendër në Britani të Madhe, thuhet se nga organizata janë konfirmuar 6 pamjet e sulmit të kryer më 13 tetor në “rrugën e sigurt” të përcaktuar nga Izraeli i cili u bën presion civilëve të largohen nga veriu i Gazës.

Ushtria izraelite ka paralajmëruar spitalet dhe organizatat ndërkombëtare që të largohen nga veriu u Gazës dhe me këtë qëllim ka hedhur njoftime nga ajri, thuhet në deklaratë. “Kjo është pothuajse e pamundur. Fëmijët, të sëmurët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe personat me aftësi të kufizuara nuk mund ta bëjnë këtë udhëtim pa pasur transport”, thuhet më tej.

Në deklaratë rikujtohet se u sulmuan një kamion që transportonte rreth 30 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe persona me aftësi të kufizuar si dhe 8 automjete.

“Në sulmin e dytë u goditën edhe ambulancat që mbërritën në zonë ku si pasojë u plagosën punonjësit e shpëtimit. Humbën jetën të paktën 70 palestinezë. Ky është në shembull tjetër i pamëshirshëm se civilët në Gaza nuk kanë asnjë vend të sigurt ku të shkojnë. Ata kanë frikë se do të vdesin nëse largohen apo nuk largohen”, thuhet më tej.

“Presioni i Izraelit ndaj civilëve për evakuim nga veriu i Gazës është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare humanitare”, nënvizohet në deklaratën ku thuhet se “Për civilët duhet të garantohet siguria, qasja në trajtimin mjekësor dhe ndihma”.

Në deklaratë theksohet se nuk mund të pranohen as presionet për evakuimin e spitaleve të cilat tashmë janë në prag të rënies.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit