27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Presidenca e Trumpit në SHBA hap rrugën e ekstradimit të Gulenit në Turqi

Më të lexuarat

Zgjedhja e Donald Trumpit president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur një dritare të re në procesin e ekstradimit të Fethullah Gulenit, lider i organizatës terroriste guleniste (FETO)…

 

Zgjedhja e Donald Trumpit president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hapur një dritare të re në procesin e ekstradimit të Fethullah Gulenit, lider i organizatës terroriste guleniste (FETO).

Këshilltari i Trumpit për Politikën e Jashtme, Walid Phares, ka bërë me dije gjatë një interviste javën e kaluar se Trumpi renditet në krah të Turqisë kundër grushtit të shtetit dhe se në procesin e ekstradimit të Gulenit është e pamundur të ketë progres përpara muajit shkurt; megjithatë presidenti i ri do të informohet në detaje lidhur me këtë çështje.

“Operacionet e organizatës së Gulenit në SHBA janë zgjeruar me kalimin e viteve. Nëse do të kujtoni deklaratat e Trumpit pas grushtit të shtetit, atëherë do të shikoni edhe se cili është pozicioni i tij në lidhje me Gulenin. Ai tha se populli turk është kundër grushtit të shtetit. Trumpi mbështet qeverinë e zgjedhur me rrugë demokratike”, është shpreh Phares duke shtuar se gulenistët në SHBA kanë bërë donacione për Fondacionin Clinton (CF) dhe për Iniciativën Globale Clinton (CGI).

“Është tronditëse që disa persona, që shikohen si anëtarë të një organizate terroriste nga Turqia, shtet anëtar i NATO-s, të kenë bërë donacione për Fondacionin Clinton. Kjo do të jetë një nga dosjet e para, me të cilën do të merret administrata Trump”, ka theksuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit