10.8 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Abbas: Së shpejti do shpallim vrasësit e Arafatit, të gjithë do tmerrohen

Më të lexuarat

“Së afërmi do të shpallim vrasësit dhe të gjithë do të tmerrohen”, deklaroi Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në lidhje me vdekjen e dyshimtë të Arafatit…

 

A kanë baza pretendimet rreth vrasjes me helmim të liderit legjendar të Palestinës, Yasser Arafat?

“Së afërmi do të shpallim vrasësit dhe të gjithë do të tmerrohen”, deklaroi Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, në lidhje me vdekjen e dyshimtë të Arafatit.

Mahmoud Abbas mbajti një fjalim në ceremoninë përkujtimore me rastin e 12-vjetorit të vdekjes së Yasser Arafatit, organizoi të premten në Ramallah nga Lëvizja Fatah.

“Nëse më pyesni mua, unë e di shumë mirë se kush është vrasësi i tij. Por dëshmia ime nuk mjafton për zbulimin e identitetit të kriminelit. Komisioni hetimor duhet të konstatojnë të gjitha detajet. Do të njoftojmë sa më parë të jetë e mundur se kush janë vrasësit dhe autorët e krimit, ndërkohë që të gjithë do të tmerroheni”, u shpreh presidenti palestinez.

Ish-kreu i shtetit palestinez dhe lideri legjendar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Yasser Arafat, u sëmur në selinë e tij në Ramallah dhe më 11 nëntor 2004 u nda nga jeta në Spitalin Ushtarak “Percy” të Parisit, ku ishte transferuar për kurim, në rrethana ende të dyshimta.

Më pas u hodhën pretendime se vdekja e Arafatit kishte ardhur si pasojë e një lënde radioaktive toksike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit