0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Prefiksi i Kosovës, pjesë e platformës LinkedIn falë Hava Malokut

Më të lexuarat

Kodi telefonik i Kosovës +383 deri tash ka qenë inekzitent në platformën më të madhe “online” të punësimit dhe biznesit në botë. Shqiptarja e vetme që punon në këtë kompani, Hava Maloku ka lobuar që kjo të ndryshojë. Që nga e premtja, kodi ndërkombëtar telefonik (prefiksi) i Kosovës (+383) tashmë është pjesë e çdo faqeje në platformën LinkedIn.

Hava Maloku, e cila ka pozitë menaxheriale në LinkedIn ka falënderuar kolegët e saj në LinkedIn që e kanë bërë të mundur këtë dhe ka theksuar rëndësinë për të ndikuar në prezencën e vendeve të vogla.

“Kodi i shtetit për Kosovën tashmë është vënë në dispozicion në çdo faqe të platformës së LinkedIn. Unë e vlerësoj punën e zellshme të ekipit të inxhinierisë që e mundësuan këtë. Të vish nga një vend i vogël ku je shpesh i nënpërfaqësuar, e di shumë mirë se si është të jesh i padukshëm. Të ndikosh në këtë nga ana e nga ana tjetër e tablos duket e pabesueshme tani”, ka shkruar Hava Maloku në profilet e saj në Facebook dhe Linkedin.

Hava Maloku konsiderohet një histori suksesi në SHBA . Ajo është shqiptarja e vetme që ka arritur të punësohet në platformën më të madhe “online” të punësimit  dhe biznesit në botë, në “LinkedIn”, i cili ka aktualisht të punësuar mbi 21 mijë punëtorë. Ajo në LinkedIn menaxhon marketingun online përmes emalit dhe web faqeve për LinkedIn Premium.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit