-0.1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

POZITA E MORALIT TEK GJENERATAT E ARTA 2/3

Më të lexuarat

Ahmed ibn Harbi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Nuk ka gjë që i bënë dobi më shumë zemrës së robit të Allahut se sa të shoqërohet me njerëzit e mirë, duke shikuar veprimet e tyre të moralshme e të mira, dhe nuk ka gjë më të dëmshme për zemrën e robit të Allahut se sa të shoqërohet me njerëz që bëjnë gjynahe vazhdimisht dhe posedojnë  moral të keq, e duke i shikuar veprat e tyre të liga dëmtohet dhe sëmuret zemra e tij.”

 

Abdurrahman Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë në lidhje me selefus salih (të parët tanë të ndershëm) ka thënë: “Kush lexon për jetën e tyre (selefit) stoliset me edukatën dhe moralin e tyre.” 
Imam Ebu Hafife, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Të lexoj për historinë e dijetarëve (edukatën, moralin e tyre) është më e dashur për mua se sa të lexoj për të marrë dituri, për shkak se duke lexuar për historinë e tyre mësohemi se si të edukohemi dhe të pajisemi me moral të lartë”.

Hamdun El Kassari, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Kush shikon dhe lexon jetën e selefus salihit e sheh se sa kanë qenë të thjeshtë dhe vëren veten e tij se sa larg është prej tyre, mirëpo, me këtë mëson se si të arrij në gradat e atyre burrave të vërtetë (selefit).”

Hasani biri i Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ka dëgjuar se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, Allahu e do atë i cili posedon moral të lartë dhe është fisnik e bujar, dhe e urren atë i cili posedon moral të ulët.”

(Hadithi është sahih)

Transmeton Taberani në “el Kebir” numër rendor 2897.

Dhe e ka saktësuar Imam Albani Allahu e mëshiroftë.

Transmetohet nga Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, se e ka dëgjuar Pejgamberin alejhi selam duke thënë: “Jam dërguar për përsosjen e virtyteve të larta të moralit.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Ahmedi (2/381), Hakimi (2/613), Bezari 2740.
Ndërsa e saktësoi dijetari i nderuar Shuajb Arnauti, shiko në “Musned” vëllimi 14, faqe 513.

Transmetohet  nga Enesi, Allahu  qoftë i kënaqur  me të se ka thënë: “E kam dëgjuar Muhamedin alejhi selam duke thënë: “Prej moralit të muslimanit është që kur të flet, të flet mirë (me moral), të dëgjon me moral kur dikush flet në prezencën e tij, kur të takoj dikë të sillet mirë me të dhe kur të premton diçka, le të kryen premtimin e dhënë.”
Hadithi është i dobët (daif)
Transmeton Dejlemiu në (Kenzul A’mal-775), Ibn Haxheri në (Lisanul Mizan-1425), dhe Nesaiu.

Transmetohet nga Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: “Kam dëgjuar Muhamedin alejhi selam dukë thënë: “Nuk është prej nesh, ai i cili nuk e nderon të moshuarin dhe ai i cili nuk i mëshiron të vegjlit tanë (fëmijët).”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Ahmedi (2/208), Buhariu (Edebul Mufred,355), Tirmidhiu (11/527).

Allahu xhele shanuhu në Kur’an thotë: “Ju, me të vërtetë, Pejgamberin e Allahut e keni shembull të mrekullueshëm, për atë që i druan Allahut dhe Ditës së Kijametit, dhe i cili e përmend shumë Allahun.” (Sure Ahzab, ajeti 21). (përkth. Hasan Nahi).

Transmetohet nga Muadhi, Allahu qoftë i kënaqur me të se ka thënë: I dërguari salallahu alejhi ve selem  ka thënë: “Nuk do të lëvizë këmba e birit të Ademit Ditën e Gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra: për jetën e tij se ku e ka kaluar; për rininë e tij se ku e ka shfrytëzuar; për pasurinë e tij se nga e ka fituar dhe ku e ka harxhuar; dhe për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Bezari (3437), Taberani (el Kebir-111 dhe 11173), Bejhekiu (Shuabul Iman-1785), Tirmidhiu (2416).
E vlerësoi sahih Shejh Husejn Darani, ndërsa shejh Albani hasen (të mirë) në “Sahih el Xhami” numër rendor 7299 dhe 7300.

Ka thënë Sufjan ibn Ujejne, Allahu e mëshiroftë: “Me të vërtetë i dërguari i Allahut alejhi selam është balancuesi i vlerave të larta, prej tij marrim vlerat, si p.sh; moralin e tij të lartë, jetën e tij, udhëzimet,dhe çdo gjë që ai e ka vepruar, pëlqyer, pranuar, është hak (e vërtetë) dhe çdo gjë që e ka refuzuar Muhamedi alejhi selam ajo është e kotë (batil).”

Ibn Sirini, Allahu e  mëshiroftë ka thënë: “Selefus salih e mësonin edukatën (moralin) në proporcion me diturinë.”

Prej Ibrahim  ibn Habib transmetohet se ka thënë: “Më tha mua babai im: “O biri im! Ndjek dhe shko pas dijetarëve, mëso prej tyre, merr prej tyre edukatën, moralin dhe udhëzimet e tyre, sepse kjo  është më e dashur për mua që ti ta zotërosh (moralin) sesa diturinë e shumtë.”

Ka thënë Muhled ibn Husejn: “Ne jemi më se të nevojshëm që të pajisemi me moral të lartë sesa me dituri me bollëk (të shumtë).”

Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë njeriu arrin me moralin e tij të lartë gradën (pozitën) e atij që natën e kalon në namaz dhe ditën në agjërim.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton imam Ahmedi dhe Ebu Davudi.
Ndërsa hadithin e vlerësoi sahih dijetari i nderuar Imam Albani, Allahu e mëshiroftë në “Sahih el Xhami” me numër rendor 1620.

Është vërtetuar se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Me të vërtetë, më i dashuri prej jush tek unë dhe më afër meje Ditën e Gjykimit, është ai që është pajisur me moral të lartë, ndërsa më të urryerit tek unë dhe më larg meje Ditën e Gjykimit, do të jenë ata që flasin shumë, mirëpo, pa dobi, ai që i përqesh njerëzit dhe mendjemadhi.”

(Hadithi është sahih)
Transmeton Tirmidhiu (2018), Ahmedi (4/193), Ibn Hibani (482).
Hadithin e saktësuan Tirmidhiu, Shuajb Arnauti dhe Albani.

Është vërtetuar nga Muhamedi alejhi selam se në  fillimin e faljes së namazit të natës  lutej dhe thoshte: “….dhe më udhëzo, e më pajis me grada të larta të moralit, nuk ka mundësi të më udhëzoj e pajis me moral askush përpos Teje, dhe më ruaj e më distanco nga morali i keq, nuk ka mundësi që të më ruaj nga morali i keq askush përpos Teje.”

(Hadithi është sahih) 
Transmeton Ahmedi (1/94), Muslimi (771), Ebu Davudi (760), Tirmidhiu (3421), Nesaiu (897).

Të nderuar vëllezër dhe motra!
Duke u bazuar në lutjen e Muhamedit alejhi selam, ne mësojmë se njëra ndër gjërat më kryesore që na mundëson të pajisemi me moral të lartë është duaja (lutja) që ia dretojmw Allahut aze ve xhel, në këtë drejtim, këtë lutje duhet ta shpeshtojmë sidomos në kohët e fitneve, e ti dhe unë si musliman me mendje të shëndoshë, duhet ta shfrytëzojmë këtë mirësi dhe begati (dmth lutjen) drejtuar Allahut aze ve xhel.
Allahu na përmirësoftë sjelljet tona, na bëftë prej të moralshmëve dhe shembull për të tjerët. Amin! (shënim nga përkthyesi).

Vazhdon…

Autor -Hatib el Bagdadi Allahu e mëshiroftë
Përktheu dhe përshtati – Suad Shabani 
Medine el Munevere
 
10.03.2013
29.04.1434 h

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit