20.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Rijad: Përmbytje shiu, tre të vdekur

Më të lexuarat

Të paktën tre persona kanë humnbur jetën si pasojë e shiut që ra të shtunën në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Në këtë qytet me pesë milionë banorë shi bjen mesatarisht një herë ose dy herë në vit, ndërsa dje, pas dy orësh të reshura shiu rrugët dhe objektet janë përmbytur, madje nji mashkull dhe një grua pësuan fatalisht, pra humbën jetën. Riad nuk ka sistem adekuat të kullimit të ujrave të cilat akumulohen nga reshjet, banorët e tronditur ishin të detyruar të bëjnë gjthqka nga vetja për t’i tejkaluar një numër të problemeve që ka shkaktuar shiun . Interneti është vërshuar me foto dhe video të cilat kan ilustruar situatën në të cilën jan gjindur. Probleme në trafiku janë regjistruar në çdo hap, dhe autoritetet u detyruan t’i mbyllin shkollat dhe universitetet. Banorëve të qytetit i është këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa uji të tërheqet, raporton Al Arabiya TV.Temperatura gjatë natës ka rënë në 24 gradë. Ushtria dhe Mbrojtja civile janë mobilizuar për të përballuar me problemet e shkaktuar. Raportohet për 5015 aksidente, ndërsa 98 njerëz kan mbetën të bllokuar dhe kan kërkuar ndihmë./GazetaOra/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit