9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Porosia e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në vigjilje të muajit Ramazan 1444 H / 2023

Më të lexuarat

Porosia e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në vigjilje të muajit Ramazan 1444 H / 2023
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ .“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. [El-Bekare, 183]
Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra dhe bashkëqytetarë të vendit,Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e ardhjes të muajit të bekuar Ramazan t’iu drejtohem të gjithë besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë me përgëzimet më të mira të uroj fillimin e këtij muaji, i cili ka rëndësi të veçantë për besimtarët muslimanë kudo që ata gjenden nëpër botë.Fillimisht i falenderohemi të Madhit Zot, me lejen e të cilit sonte po e fillojmë agjërimin që është një ibadet specifik i muajit Ramazan dhe i cili ibadet, këtë muaji e bënë të jetë një manifestim madhështor me tërë përmbajtjen dhe gjallërinë e tij që në vete përmban koncepte madhështore dhe përcjell mesazhe të shumta, jo vetëm për muslimanët por edhe për tërë njerëzimin.Mesazh tejet i nevojshëm për kohën ku jetojmë, që Ramazani e përçon në shoqërinë tonë është mesazhi i paqës, mirësisë dhe humanitetit. Ky mesazh, reflektohet përmes solidaritetit dhe bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë, sepse duke mos ngrënë e mos pirë, më së miri e kuptojmë se ç’do të thotë të jeshë i urritur dhe të jeshë skamnor. Përmes këtij mesazhi krijohen ura lidhëse mes të pasurve dhe të varfërve, dhe ngjall dashuri dhe simpati në zemrat e njerëzve.Mesazhi i afrimit me njëri-tjetrin po ashtu është një mesazh që po na përcjellet nga ky muaj i bekuar. Dinamizmi i kohës moderne si dhe nevojat e ndryshme njerëzore kanë bërë që njerëzit të largohen mes veti, të largohen mes veti edhe anëtarët më të afërtë të familjes. Përmes shtruarjes së iftarit dhe syfirit, Ramazani e rikthen bashkimin e familjes, në vijen vertikale dhe ate horiozntale. Ai e afron prindërin me fëmijët, dhe i bën ta ndjejnë afërsinë e njëri tjetrit dhe ta shijojnë kënaqësinë e të qenurit bashk.Mesazh tjetër shumë i rëndsishëm që po na e përcjell ky muaji i bekuar është ngritja e moralit në shoqëri sepse Ramazani, respektivisht agjërimi i ditëve të tij, agjëruesit ia përmison sjelljet e tij duke e larguar atë nga punët e liga, sepse agjërimi nuk është dijetë apo thjesht vetëm largim nga haja, pija dhe epshi, edhe pse këto elemente e përbëjnë aspektin juridik të vlefshmërisë së agjërimit, por qëllimi esencial i agjërimit është ngritja e moralit dhe devotshmeria e njeriut.Po ashtu, Ramazani në shoqëri përçon mesazhin e nxënies së diturisë, shkollimit, arsimimit etj. sepse në këtë muaj u shpall Kur’ani famëlartë. Në këtë aspekt, Ramazani me të drejtë mund të konsiderohet muaj i shkencës, arsimit, librit, lapsit, shkronjave dhe shkrimit. Kuptimi i drejtë dhe esencial i këtij karakteri të Ramazanit, sjell dobi jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë njerëzimin, ngase të arriturat shkencore nuk janë monopol i popujve të caktuar, por janë vlera të përgjithshme nga të cilat përfitojnë të gjithë njerëzit.Vëllezër e motra, besimtarë të dashur,Në fund, më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organeve dhe institucioneve edukativo-arsimore të saj, si dhe në emrin tim personal, juve dhe bashkatdhetarve tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet perëndimore, t`ju uroj Ramazan të lehtë dhe të këndshëm. Dëshiroj që në këtë muaj më fuqishëm t’u kthehemi vlerave të vërteta njerëzore. Të mbisundojë paqa gjithkund nëpër botë, të rritet dashuria për njëri-tjetrin, për familjet tona, për miqtë e shokët, për fqinjtë, por edhe respekti dhe toleranca ndaj bashkëqytetarëve tanë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike e fetare.Zoti ju bekoftë!
Shkup, 22 Mars 2023 Reisul-Ulema i BFI-sëH. Hfz. Shaqir ef. Fetai

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit