13.6 C
Pristina
Sunday, October 13, 2024

EURO 2024: Fillon beteja për Gjermaninë

Më të lexuarat

Shansi i Shqipërisë për të shkuar sërish në një Europian

Ndeshja mes Kazakistanit dhe Sllovenisë të enjten fillon kualifikimet për Kampionatin Evropian të 17-të të Futbollit, i cili do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024. Në të njëjtën ditë janë planifikuar edhe shtatë ndeshje të tjera.

24 ekipe kombëtare do të garojnë në EURO 2024 me Gjermaninë si mikpritëse që kualifikohet automatikisht në turne. Nëpërmjet kualifikimeve do të plotësohen 20 vende me vendet e para dhe të dyta në dhjetë grupe.

Tre letrat e mbetura do të shpërndahen pas play-off-it, më saktë pas tre turneve me katër kombëtare në kuadër të UEFA Nations League.

Dymbëdhjetë skuadra do të përzgjidhen në bazë të performancës së tyre në Ligën e Kombeve 2022/23, të cilat nuk janë kualifikuar tashmë në turneun kryesor kualifikues. Fituesit e tre tureve do të kualifikohen në EURO.

Rusia e eliminuar, Italia mbron titullin

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Hvar shtatorin e kaluar, u konfirmua se Rusia do të përjashtohet nga kualifikimet për EURO 2024, pasi UEFA pezulloi të gjitha ekipet ruse pas pushtimit të vendit të Ukrainës në shkurt 2022.

Në kualifikueset e EURO do të marrin pjesë 53 kombëtare, të cilat ndahen në dhjetë grupe kualifikuese – shtatë grupe me pesë dhe tre grupe me gjashtë kombëtare.

Kualifikimet do të luhen në pesë “dritare”, e para fillon më 23 dhe përfundon më 28 mars, ndërsa minicikli i fundit është nga data 16 deri më 21 nëntor. Kualifikimet shtesë janë nga data 21 deri më 26 mars të vitit pasardhës.

Titullin e fundit evropian e fitoi Italia, duke mposhtur Anglinë në finale në Ëembley pas një gjuajtjeje më të mirë të penalltive.

Grupet e kualifikimit

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro.

Grupi B: Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar.

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë.

Grupi D: Kroacia, Uellsi, Armenia, Turqia, Letonia.

Grupi E: Polonia, Çekia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia.

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni.

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani.

Grupi H: Danimarka, Finlanda, Sllovenia, Kazakistani, Irlanda e Veriut, San Marino.

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra.

Grupi J: Portugali, Bosnje dhe Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtajn. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit