1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Porosi për Ramazan – Nga hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

1- Kujdesu të falësh namazin me xhemat, sidomos namazin e teravisë.

2- Kujdesu të kryesh Umren në Ramazan, sepse ka shpërblimin e haxhit me Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

3- Ramazani është muaj i adhurimit e jo i përtesës dhe gjumit.

4- Mos harxho pasurinë pa masë dhe pa nevojë por kujdesu që të kesh hise të madhe në dhënie të lëmoshës (sadakasë).

5- Mëso gjuhën që vazhdimisht të përmend Allahun dhe mos lejo të bëhesh nga ata që pak e përmendin Allahun.

6- Kur të ndjesh urinë edhe etjen kujto sa shumë nevojë ke për dhuntitë e Allahut dhe se pa to nuk mund ta vazhdosh jetën.

7- Shfrytëzo këtë muaj për të larguar nga vetja vese dhe veprime që nuk të sjellin aspak dobi, kurse dëmi i tyre është i sigurt.

8- Kërko falje prej atij që i ke bërë zullum, sot, në dynja, para se ti merr veprat e mira në ahiret.

9- Kujdesu të ushqesh agjërues sepse e merr shpërblimin e agjërimit të tij, pa ju pakësuar aspak shpërblimi atij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit