1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Porosi nga Imam Ibn Bazi – Si përmirësohet gjendja e umetit?

Më të lexuarat

Si përmirësohet gjendja e umetit?

Këshilla për përmirësim

Pyetje:

Ne e dimë se përmirësimi i gjendjes së umetit është i lidhur me përmirësimin e Akides (besimit), por dëshiroj një sqarim më të detajuar rreth kësaj çështje?

***

Përgjigjja:

-Kur të përmirësohet Akidja (besimi), atëherë do të rregullohen të gjitha çështjet e krijesave, nëse çdo njeri e përmirëson Akiden e tij (besimin), ai i ka plotësuar shkaqet që të jetë i lumtur, ndërsa me Akide (besim), nënkuptohet të besosh në Allahun e Lartësuar se vetëm Atij i takon adhurimi dhe se nuk ka të Adhuruar me të drejtë pos Allahut të LartëMadhërishëm, të besosh se Ai është Zoti i të gjithë krijesave, Ai është Furnizuesi i tyre dhe se Ai është i dijshëm për çdo gjë dhe se Ai qëndron mbi Arsh, Zoti i të gjithë krijesave, nuk ka të ngjashëm me Të, pa rival, i Lartësuar qoftë Ai, siç ka thënë në Kuran: “Mëshiruesi që qëndron mbi arsh.” (TaHa: 15)

“Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. i madhëruar është Allahu, Zoti i botëve.“ (Araf: 54)

“pra i tërë sundimi është në duart e Allahut, të Lartit, të Madhëruarit!” (Gafir:12)

Pra Ai është mbi arsh, mbi të gjithë krijesat e Tij, ndërsa dituria e Tij është në çdo vend:

“Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.” (TaHa: 7)

Ai i di gjendjet e robërve të Tij, kështu që patjetër është që të besojmë që Allahu i Lartësuar është mbi arsh, mbi të gjithë krijesat e Tij, ndërsa dituria e Tij është në çdo vend dhe patjetër të besojmë se vetëm Allahut i takon adhurimit, Allahu i Lartësuar thotë:

“Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” (Haxh: 62)

Pra kjo ishte thirrja e pejgamberëve:

“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largohuni djajve (adhurimit të tyre)!” (Nahl: 36)

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat: 56)

“O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj,” (Bekare: 21)

Pra nga këto ajete nënkuptojmë se vetëm Allahut i takon adhurimi, kështu që robërit duhet t’i luten vetëm Allahut, vetëm prej Atij të kërkojnë ndihmë (në atë që nuk ka mundësi dikush tjetër, përveç Allahut), te Ai të mbështeten, të falen për hir të Tij, të therin kurban për Të, të agjërojnë për të, ta kryejn haxhin vetëm për të, pra ky është qëllimi kryesor i adhurimit (ibadetit), siç thotë Allahu i Lartësuar:

“O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj,” (Bekare: 21)

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij”

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,” (Bejjine: 5)

Ndërsa për diçka të thjeshtë, që ka mundësi njeriu që t’i kryej, atëherë nuk ka të keqe nëse kërkon ndihmë prej tij, kështu që njeriu i ndihmon vëllait të tij, në diçka që ka mundësi t’i ndihmojë, duke qenë i gjallë dhe duke qenë prezent, si për shembull nëse i thua dikujt: më ndihmo ta punoj tokën, apo më ndihmo ta rregulloj veturën, duke marrë parasysh se ai të dëgjon apo duke e thirrur në telefon, kësi lloj ndihme, nuk është problem nëse kërkon prej dikujt tjetër përveç Allahut të Lartësuar, siç tregon Allahu ndodhinë e Musait alejhi selam:

“..e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq.” (Kasas: 15)

Kështu që ndihmesa reciproke ndërmjet njerëzve, për një çështje të cilën kanë mundësi dhe janë prezent, kjo lejohet dhe nuk ka diçka të keqe në të, mirëpo nëse i bën lutje të vdekurit, apo kërkon ndihmë nga dikush që nuk është prezent (pa asnjë mjet informimi), duke besuar se ai (që e thërret), e di të fshehtën (gajbin), apo beson se ai dëgjon prej së largu, pa asnjë shkak konkret, apo u lutet të vdekurve, apo idhujve, apo u lutet xhinëve dhe kërkon ndihmë prej tyre, e gjithë kjo është shirk (politeizëm), pra me këtë i bën shirk Allahut të Lartësuar, kjo vepër e shëmtuar e prish fjalën La Ilahe il-lAllah, pra është obligim që të besojmë se vetëm Allahut të Lartësuar i takon adhurimi:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij,” (Isra: 23)

“Vërtet, Zoti juaj, Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin… Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi.” (Araf: 54)

“Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka Zot pos Atij që është Mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron. “ (Bekare: 163)

“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij,” (Bejjine: 5)

Gjithashtu është obligim që të besojmë llojin e tretë të Teuhidt  i cili është  Teuhid el esma ve sifat (besimi se Allahu subhanehu ue teala veçohet nga krijesat me emrat dhe cilësitë e Tij), duke i besuar ashtu siç kanë ardhur na Kur’an dhe Sunet.

Pra është obligim që të besojmë se Allahut i takojnë emrat e bukur dhe cilësitë më të larta, pa ndryshuar kuptimin e tyre, pa i mohuar dhe pa i përshkruar të ngjashëm:

“Asnjë send nuk i ngjan Atij, Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura: 11)

“Thuaj: Ai, Allahu është Një! (1) Allahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë). (2) As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. (3) Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. (4)” (Ihlas: 1-4)

-Pra kjo është akidja (besimi) e Ehlu Sunneh vel Xhemat, ndërsa llojet e Teuhidit janë 3:

 Teuhid rububije është njohja e Allahut subhanehu ue teala se është Zot, Krijues, Posedues dhe Furnizues i çdo gjëje, Ai është i Cili i ngjall dhe i vdes krijesat e Tij. Ai është Zotëruesi i çdo çështjeje, e mira është në dorën e Tij, Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe nuk ka asnjë shoqërues në këtë zotërim.

2. Teuhid uluhije është dituria dhe pranimi se vetëm Allahut i takon madhërimi dhe ibadeti i krijesave të Tij.

3.Teuhidul Esmai ve Sifat është besimi se Allahu subhanehu ue teala i ka emrat dhe cilësitë e Tij në të cilat nuk i barazohet askush Atij, si dhe të besohet në to pa kurrfarë përngjasimi, shtrembërimi, krahasimi apo mohimi.

“Asnjë send nuk i ngjan Atij, Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura: 11)

Shejh AbdulAziz bin Baz

Përktheu dhe përshtati: Mujdin Xh. Xhaferi



- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit