1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pompeo i jep Israelit dritë jeshile për të aneksuar tokën në Bregun Perëndimor

Më të lexuarat

“Qeveria izraelite do të vendosë për këtë çështje, apo më saktë kur dhe si do ta bëjë këtë”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

Tel Aviv

Sekretari Smerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka dhënë dritë jeshile Izraelit që të aneksojë tokën në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria izraelite do të vendosë për këtë çështje, apo më saktë kur dhe si do ta bëjë këtë”, tha Pompeo në një intervistë të zhvilluar mbrëmë vonë për median izraelite Kan Radio.

“Shpresoj që palestinezët të kuptojnë se paqja është e mirë për ta”, shtoi ai në intervistën e cituar nga e përditshmja izraelite Jeruzalem Post.

Pompeo po i referohej të ashtuquajturës “Marrëveshja e Shekullit”, plani i propozuar nga SHBA i cili ishte refuzuar nga palestinezët, përfshirë presidentin Mahmoud Abbas.

Sekretari amerikan i shtetit dje qëndroi në Izrael në një udhëtim njëditor që përfshinte takime me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe liderin e aleancës Kaltër-Bardhë dhe partneri i ri i koalicionit, Benny Gantz, por jo edhe takime me zyrtarët palestinezë.

Plani i Trumpit i shpalosur më 28 janar, i referohet Kudsit si “kryeqyteti i pandarë i Izraelit” dhe njeh sovranitetin e Izraelit mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të okupuar.

Plani parashikon krijimin e një shteti palestinez në formën e një arkipelagu të lidhur me ura dhe tunele.

Zyrtarët palestinezë thonë se sipas planit amerikan, Izraeli do të aneksojë 30 deri në 40 për qind të Bregut Perëndimor të okupuar, përfshirë gjithë Kudsin Lindor.

Propozimi ka tërhequr kritika të gjera nga Turqia dhe bota arabe dhe gjithashtu është refuzuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e cila u bëri thirrje “të gjitha vendeve anëtare të mos merren me këtë plan ose të mos bashkëpunojnë me administratën amerikane në zbatimin e tij në çfarëdo forme”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit