19.7 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

COVID-19 rrit përdorimin e alkoolit dhe drogës në SHBA

Më të lexuarat

Sipas studimit të kryer nga “Recovery Village” 55 për qind e pjesëmarrësve në anketë kanë deklaruar rritje në konsumin e alkoolit dhe 36 për qind në blerjet e substancave të drogës

New York

Një hulumtim i fundit në SHBA zbuloi një rritje të përdorimit të alkoolit dhe drogës për shkak të “stresit të lartë” gjatë procesit të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas studimit të kryer nga “Recovery Village” një nga qendrat për trajtimin e varësisë që operon në shumë rajone të vendit, thuhet se 55 për qind e pjesëmarrësve në anketë kanë deklaruar rritje në konsumin e alkoolit dhe 36 për qind në blerjet e substancave të drogës.

Hulumtimi i zhvilluar në të gjithë vendin për të përcaktuar efektet e pandemisë COVID-19 në përdorimin e substancave, zbuloi se 88 për qind e pjesëmarrësve kanë përdorur alkool dhe 37 për qind substanca të drogës.

– Në rajonet ku pandemia është më efektive rritja është më e madhe

Hulumtimi zbuloi se përdorimi i alkoolit u rrit më shumë në rajonet që janë prekur më tepër nga pandemia si New York dhe New Jersey.

Më tej thuhet se në rajonet në fjalë 67 për qind e pjesëmarrësve kanë deklaruar se konsumimi i alkoolit muajin e kaluar është rritur.

Në raportin e publikuar, “Recovery Village” ka paralajmëruar se “Përdorimi i drogës ose alkoolit për t’u përballur me kushtet e jetesës të tilla si stresi ose mërzia, mund të bëhet një zakon që shkakton çrregullim të përdorimit të substancave”.

Ndër të tjera në raportin ku thuhet se pjesëmarrësit në këtë hulumtim kanë theksuar se ata kanë përdorur alkool për t’u argëtuar, për të lehtësuar dhimbjet ose për shkak të zakoneve të tyre ditore, vihet në dukje se rritje është vërejtur edhe në thirrjet për ndihmë në qendrat e trajtimit të varësisë gjatë periudhës së pandemisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit